Mar. Maj 14th, 2024

Kurti: Vizita e Scholz ishte historike!

By Rtv Arbëria Qer 10, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot nikoqir i kancelarti gjerman Olaf Scholz, i cili vizitoi për herë të parë Kosovën që nga marrja e detyrës si kancelar.

Në një takim të shoqëruar nga kabinetet e të dy palëve, u bisedua mbi marrëdhëniet mes dy shteteve, për të cilat u dakorduan që duhen thelluar.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur për vizitën e Scholz në Kosovë, duke thënë se kjo ishte një vizitë historike.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë” u shpreh Kurti.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media.

Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.

Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *