Enj. Kor 18th, 2024

Kuvendi miraton deklaratën për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës

By Rtv Arbëria Kor11,2024

Me 84 vota për Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në përkujtim të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, ka miratuar deklaratën që mbështet rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ditën ndërkombëtare të gjenocidit të vitit 1995.

Deputetët votuan për miratimit të deklaratës së lexuar nga nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani.

Ai ka deklaurar se 11 korriku duhet të jetë ditë perkutjimi dhe reflektimi për gjenocidin e bërë nga Serbia në Srebrenicë.

“Vlerësoj se caktimi i 11 korrikut si dita e përkujtimit dhe reflektimit të gjenocidit të 1995-s në Srebrenicë, të solidarizohemi me të mbijetuarit dhe përkujtimi për Srebrenicën të shërbejë si kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen”, ka deklaruar Shabani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *