Sht. Kor 27th, 2024

Lajçak takon Bislimin: Urgjentisht të gjejmë zgjidhje për targat

By Rtv Arbëria Nën15,2022

Ndërmjetësuesi i dialogut nga Bashkimi Europian, Miroslav Lajçak, ka njoftuar mbi takimin që po zhvillon me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Lajçak tregon se çfarë biseduan, temë diskutimi ishte kriza aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, për targat, për të cilën shprehet se është urgjente që të gjendet një zgjidhje për të garantuar sigurinë.

”Me Besnik Bislimin sot po diskutoj për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”. ka shkruar Lajcak në Twitter

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *