Sht. Tet 5th, 2024

lajme ditore , e shtunë 15.08.2020

***Gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë janë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.Rasti ka ndodhur te rruga Medlin Olbrajt, Pejë, rreth orës 18:30 ku dy meshkuj nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë (zyrtarë policorë).*** Nëntë viktima e 145 raste të reja janë shënuar me COVID-19 në Kosovë, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK. Janë shëruar edhe 144 pacientë.*** Vuçiqi kërkon që urgjentisht të ndalen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit.*** Përplasjet brenda koalicionit dhe mocioni i VV-së s’e rrezikojnë Qeverinë Hoti, thonë analistët.*** Për një muaj në Prishtinë do të ketë reduktime të ujit të pijshëm. Që nga sot e deri më 15 shtator, varësisht zonave, kryeqyteti nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë, edhe pse reduktimet kanë filluar qysh para një muaji, raporton KP.*** Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, në 24 orëshin e fundit, nga territori i Kosovës kanë dalë 13275 persona, kurse kanë hyrë 7702. ***moti: të shtunen parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh ,temperaturat do të lëvizin nga 16c deri 27c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11275. Të Shëruar: 6961, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *