Sht. Maj 11th, 2024

LAJME DITORE, E MERKURE, 03.03.2021

By Rtv Arbëria Mar 3, 2021

Osmani takohet me zv.presidentin e Zvicrës, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, po e vazhdon vizitën në Zvicër, ndërsa është takuar sot me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, që është edhe në krye të Departamentit për Çështje të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili është njëherit edhe zëvendëspresident i Zvicrës.
Cassis ka njoftuar për takimin me Osmanin në Twitter, ndërsa ka thënë se Kosova është një nga shtetet prioritet të Zvicrës sa i përket bashkëpunimit të jashtëm.
“I lumtur të flas me u.d. e presidentes Vjosa Osmani për angazhimin e Zvicrës në Kosovë, diasporën e rëndësishme të Kosovës në Zvicër dhe çështjet rajonale. Kosova është një nga shtetet prioritare të Zvicrës në bashkëpunim ndërkombëtar”, ka shkruar Cassis.
Osmani sot ështëtakuar edhe me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi, ku ka diskutuar për thellimin e marrëdhëniëve mes dy vendeve.
Po ashtu është takuar edhe me Ueli Leunbergerin, nga partia e Gjelbër e Zvicrës.
Dje ajo ishte takuar me Ylfete Fanajn, kryetare e parlamentit të Luzernit…

Richard Grenell merr vrull edhe sot kundër Albin Kurti

Gjatë ditës së marte bëri disa reagime kundër fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.
Edhe te merkuren , ish emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po e vazhdon të njëjtin veprim.
Të martën, Grenell kërkoi të ndalet Albin Kurti, si dhe e quajti anti-amerikan.
Ndërkaq, të mërkurën, ai ka thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje besojnë se Izraeli është ndërtuar duke kryer krime.
Përmes një cicërime në Twitter, Grenell e ka bashkëlidhur edhe emrin e Jake Sullivan, i cili është këshilltari presidentit amerikan, Joe Biden.
Po ashtu, ka publikuar pjesë nga një komunikatë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Cicërima e plotë e Grenellit në Twitter:
Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime.
Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim.
Është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së @jakejsullivan.

8 të vdekur vdekur nga Covid, 488 raste të reja dhe 270 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
295 TË SHËRUAR DHE 568 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 568 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Pejë 47 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 28 raste, Lipjan 26 raste, Podujevë 23 raste, Kamenicë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Ferizaj 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Viti 12 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 11 raste, Suharekë 10 raste, Skenderaj 9 raste, Deçan 7 raste, Prizren 7 raste, Kaçanik 5 raste, Shtime 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kllokot, Malishevë, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 568 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 233 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 4 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!!

Skandali me subvencione, një muaj paraburgim për drejtorin e KPK-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe një muaj arrest shtëpiak për asistenten e tij Marigona Berisha, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar me subvencione.
Prokurori i shtetit në seancën dëgjimore është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sa i përket të pandehurës M.B. duke propozuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndërsa sa i përket të akuzuarit L.K. ka mbetur pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi ekziston rreziku se po të gjenden në liri mund të ndikojnë në bashkëkryerësin A.K. si dhe në dëshmitarë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit gjendet në liri mund të përsërisin veprat penale apo të ngjashme.
12 persona janë arrestuar më 24 shkurt, në aksionin policor që është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna të Kosovës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti.
Në këtë aksion janë sekuestruar rreth 400 mijë euro, të cilat janë gjetur në shtëpitë e të arrestuarve.
Aksioni është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në komunën e Istogut, Gjilanit, Lipjan dhe në Pejë…

Valmir Elezi: Përmbyllet numërimi i votave nga jashtë Kosovës

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është përmbyllur numërimi i votave nga jashtë Kosovës.
Një falënderim i madh për qindra vajzat dhe djemtë e këtij vendi që u angazhuan me vullnet në këtë proces numërimi që kërkon tepër përkushtim, durim, energji dhe mbi të gjitha saktësi. Po ashtu, falënderim edhe për stafin tjetër që janë angazhuar kaq shumë këto ditë në QNR”, ka theksuar Elezi.
Ai ka bërë të ditur se KQZ-ja do të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017.
“Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, tha Elezi.
..

Policia e konfirmon vjedhjen në Albi Market, dyshohet se u bë nga dy persona

Arka e një marketi në Prishtinë, në rrugën “Bill Clinton”, është vjedhur mbrëmjen e së mërkurës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës,
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë .Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.Ende nuk dihet shuma e parave e vjedhur në marketin në fjalë….

Moti
Të enjten parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga minus 1 deri në 17 gradë celcius. Mot me diell parashihet në Tiranë,me temperatura nga 5 deri në 19 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 70753 , Të shëruar: 60628 ,të vdekur:1620
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *