Enj. Pri 25th, 2024

lajme , e martë 18.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 18, 2020

***Deri javën tjetër nuk do të ketë vendim përfundimtar se si do të nis procesi mësimor. Në takimin e se martes mes përfaqësuesve qeveritarë, ministrit të Arsimit, drejtorive komunale, Sindikatës e këshillit të prindërve janë dhënë disa propozime.Njëri nga propozimet ishte që nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën të kthehen në shkolla, kurse për klasat gjashtë deri në të nëntën dhe nxënësit e shkollave të mesme të vendosin komunat, varësisht se si ato e shohin situatën me pandeminë..***Gjashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.Nga 494 të testuar kanë rezultuar pozitivë 141 persona,e janë shëruar 219 pacientë*** Është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës në Maqedoni, ka njoftuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.Ai ka thënë se vetë do të jetë kryeministër i shtetit, raporton “Alsat”***.Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi te marten një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoi për rolin dhe angazhimin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë. Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.Ndërsa, Sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit***sport: UEFA ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Evropës, mes Prishtinës dhe Lincoln Red Imps, me klubin kosovar që ka vetëm tre rezervistë pasi tetë futbollistë i rezultuan pozitivë në koronavirus.moti: të merkuren parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me vranesira qe mund te sjellin te reshura te shiut dhe shkarkime rufesh, temperaturat do të lëvizin nga 12c deri 23c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11686.Të Shëruar: 7562, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *