Die. Pri 28th, 2024

LAJMET E DITES SE SHTUNË, 20.02.2021

By Rtv Arbëria Shk 20, 2021

Albin Kurti zotohet të ndajë përfitime mujore për fëmijët deri në moshën 16-vjeçare

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së LVV-së, të gjitha familjet do të marrin përfitim mujor për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.
Sipas Kurtit, për fëmijët nën 2 vjeç përfitimi mujor do të jetë 20 euro, ndërsa për fëmijët e moshës 2 deri në 16 vjeç do të jetë 10 euro.
Ai po ashtu theksoi se do të hapen 160 qendra të kujdesit për fëmijët për të siguruar edukimin e hershëm.
Kurti, përmes një postimi në “Twitter” gjithashtu u zotua se do të ofrohen vakte falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV-ja fitoi mbi 47 për qind të votave, pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato me postë..

Lajçak: Sapo të formohet qeveria e Kosovës, do t’i takoj Kurtin dhe Vuçiqin

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se planifikon të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Në një intervistë për European Western Balkans, ai ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë sapo të formohet Qeveria e Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, por shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje është në duart e palëve. Ne nuk diktojmë shpejtësinë, nëse ata janë të gatshëm të takohen në Bruksel çdo javë, ne jemi të gatshëm t’i takojmë ata çdo javë Nëse ata janë gati të takohen një herë në tre muaj, atëherë ne nuk mund t’i detyrojmë ata”, theksoi Lajçak.
Ai shtoi se ishte gjithmonë ishte kundër afateve artificiale, sepse ato nuk funksionojnë.
“Kam thënë se i di detajet e procesit dhe thashë që është e mundur ta përfundojmë atë brenda një muaji. Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët sa herë që të jenë gati, por u takon të dy palëve të vendosin për shpejtësinë. Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe kam në plan të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin së shpejti. Unë do të takohem me Presidentin Vuçiq, Kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit e tyre prisni prej tyre – t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë pret BE prej tyre”, ka thënë Lajçak.
Ndërkohë në lidhje me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak ka thënë se u takon të dy palëve të vendosin dhe BE të ndërmjetësojë në proces, duke mos e diktuar atë.
“Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur atë marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ka të ardhme evropiane”, është shprehur ai, duke shtuar se minimumi që Brukseli pret nga të dy palët është që ata të mos importojnë çështje të hapura në familjen Evropiane.
“Kjo do të thotë që ju duhet të zgjidhni çështjet tuaja dypalëshe ose çështjet tuaja rajonale para se të bëheni anëtare. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë I dërguari Special i BE për dialogun Kosovë-Serbi..

3 të vdekur nga Covid, 292 raste të reja dhe 556 të shëruar

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

556 TË SHËRUAR DHE 292 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 65.982 raste nga 282.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Skënder Hyseni flet pas humbjes së LDK-së, tregon a do të jetë kandidat për kryetar partie

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, është deklaruar për herë të parë pas humbjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurt.
Hyseni u pyet për arsyet e humbjes së thellë të LDK-së, për të cilat tha se asgjë për të shtuar prej deklaratës që ka dhënë kryesia lidhur me këtë çështje.
“Ne jemi deklaru si Kryesi dhe unë jam pjesë e Kryesisë dhe s’kam çfarë t’i shtoj asaj që jemi deklaru”, tha ai.
Madje ai tha se nuk ka ambicie për të qenë kryetar i LDK’së.
“Jo, nuk kam asnjë ambicie të tillë për kryetar të LDK-së”, thotë Hyseni, duke shtuar se nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket punës që ka bërë ndër vite për LDK-në.
“Unë nuk do të ndryshoj asgjë në qasjen time ndaj LDK-së, do të punoj shumë si gjithmonë. Tek unë nuk ka patur as ngritje as rënie në përkushtimin tim për LDK-në dhe për punët në të” tha Hyseni.
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit mori rezultatin më të dobët në historinë e saj , duke u renditur subjekti i tretë politik me 13.08% të votave.

Instituti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin, kaq ishte magnituda

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë një tërmet i lehtë me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter ka goditur Kosovën.
Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.
“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”.
“Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. “Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit”. “Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit”, ka shkruar ai.”..

Qartësohet gjithçka: Tahiri i kërkoi studentes ID-në, ajo me një grup kishin tentuar të kopjonin!

Është qartësuar problemi që profesori i Fakulteti Juridik, njëherësh kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pati sot me një studente.
Indeksonline mëson arsyen se pse Tahiri i kërkoi përgjegjësi studentes duke i kërkuar asaj që të futet përsëri në klasë.
E njëjta, sipas burimeve tona, kishte hyrë në provim duke tentuat të kopjojë. Studentja në fjalë e dorëzoi testin pa emër… dhe kjo nxiti profesorin Tahiri që t’ia kërkojë ID-në e Universitetit.
Se vajza dhe një grup tentuan të kopjonin, e dëshmojnë edhe fotot (e Viber-it) që ka siguruara “Indeksonline”..

Moti
Të dielen parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga minus 2 deri në 9 gradë celcius. Mot pjeserisht me diell edhe në Tiranë,me temperatura nga 4 deri në 19 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 65982 , Të shëruar: 57941 ,të vdekur:1571
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *