Enj. Nën 7th, 2024

Lajmet e mbrëmjes, e enjte 30.07.2020

***16 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit.Ndërkohë, kanë rezultuar 258 raste të reja pozitive e janë shëruar 196 pacientë sipas IKSHP-së.***Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave të mbajtur sot, ka thënë se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19, të premten nuk do të falet bajrami:“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK’u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava..*** Koordinatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka përsëritur se në takimin 7-orësh me koordinatorin e palës serbe, Marko Gjuriq, është biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.*** Lajçak pas takimit me Hysenin dhe Gjuriqin: Puna jonë për dialogun do të vazhdojë në fund të gushtit.***Kryetarja e Kuvendit ë Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar votën e deputetëve për të votuar amendamentin e saj, ku qeveria obligohet që tu siguroj qytetarëve maska shumë përdorimshme falas.Mirëpo këtë ia kanë pamundësuar deputetët e partisë së saj LDK-së. Ata votuan kundër këtij amandamenti.*** Ministrja Bajrami ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të ekzekutohen pagat prej 170 eurosh si dhe mbulimi 50% të vlerës së qirasë për ndërmarrjet.***moti: Të premten parashihet te mbaj mot me diell dhe vranesira, temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 34 gradë celcius mundesi per te reshura te shiut dhe shkarkime rrufesh.***covid-19 në Kosovë: total raste 8104, të sheruar, 4463***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *