Hën. Pri 29th, 2024

lajmet e mbremjes . e merkure 19.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 19, 2020

***Katër serbë janë arrestuar të shtunën që lamë pas në Bjeshkët e Moknës në Istog. Me veturën me flamur të Serbisë, katër persona kishin filluar të gjuanin me armë në bjeshkë, deri sa Policia e Kosovës arriti në vendin e ngjarjes për ti arrestuar ata.Burime të mediave mësojnë se njëri nga të arrestuarit është edhe Radomir Kasalovic. Emri i tij është i njohur për drejtësinë ngase ka qenë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e policit kosovar, Enver Zymberi…***Nëntë persona kanë vdekur dhe 162 raste pozitive janë konfirmuar me koronavirus te merkuren në Kosovë.KSHPK ka njoftuar se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitiv.Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë.Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është deklaruar në lidhje me ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën.Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se zgjidhja për ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën duhet të gjendet brenda kornizave të cilat janë në përputhje të vendimit të Gjykatës lidhur me kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit.*** Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se zgjidhja për ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën duhet të gjendet brenda kornizave të cilat janë në përputhje të vendimit të Gjykatës lidhur me kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit.***.Gastronomët kërkojnë lejimin e punës brenda lokaleve dhe largimin e kufizimit***sport: lubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se ndeshja parakualifikuese për Ligën e Evropës, ndaj Lincolnit, ka marrë pëlqimin e UEFA-s që të zhvillohet. Megjithatë, klubi kosovar do të duhet të paraqitet me lojtarë krejtësisht të tjerë dhe jo me ata që ishte nisur drejt Gjibraltarit, ku iu anulua ndeshja e paraparë për të martën pasi tetë futbollistë i rezultuan pozitivë në testin për koronavirus.***moti: të merkuren parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 12c deri 24c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11848.Të Shëruar: 7684, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *