Die. Pri 28th, 2024

lajmet e mbremjes, e mërkurë, 23.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 23, 2020

***Edhe pse ishte paralajmëruar se më 28 shtator, në Bruksel do të zhvillohej takimi i radhës i nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, ku do të takoheshin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajtja e këtij takimi është vënë në pikëpyetje.Burimet diplomatike në Bruksel, thanë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk është e sigurt nëse do të mbahet ky takim sepse ende nuk kanë konfirmim nga palët.Arsye për moszhvillimin eventual të takimit mund të jetë refuzimi i Kosovës për të biseduar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje për të cilën u tha se do të diskutohet në kuadër të temës së “aranzhimeve për komunitetet joshumicë’.***“Disa helikopterë të KFOR-it janë parë duke manovruar sot mbi kampin Bondsteel.Aktivitetet që janë kryer nga helikopterët e SHBA-së në kuadër të misionit të KFOR-it , ishin pjesë e një stërvitje të vazhdueshme…***Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se në pakon për zbatimin e programit për Rimëkëmbjes Ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë.Zemaj u bëri ftesë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta të vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.***Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 62 të infektuar të rinj.Në 24 orët e fundit janë shëruar 85 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 12.900. Janë 1754 raste aktive.***Drejtori i Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Naim Gashi, ka thënë që synim i Kosovës është kthimi sa më i shpejtë në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), pas largimit të saj për shkak të ndërhyrjeve politike.***Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva” për “kontrabandë me mallra”..***Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka raportuar në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë.ka thene se Pranimi i testeve nga Serbia në aspektin politik ka qenë vendim i duhur..Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu -Kodra, ka kritikuar shefin e qeverisë, Avdullah Hotin, i cili sipas saj ka humbur shansin historik ta arrijë njohjen reciproke me Serbinë.***Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka zbuluar dhe shkatërruar plantacione me bimë të dyshuara narkotike në zonën kufitare -në Koshare.***rajon: Mali i Zi , behet me parlament.***moti:.Të enjten parashikohet mot pjeserisht me diell, .Temperaturat do te levizin nga 12-25 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 15270.Të Shëruar:12900, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *