Die. Maj 19th, 2024

lajmet e mbremjes , e shtune,12.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 12, 2020

***Taksa 100 për qind, por edhe fushata kundër mallrave serbe kanë ndikuar që kosovarët të mos i kenë në plan këto produkte.Importi i mallrave nga Serbia ka rënie të madhe. Madje ky shtet nuk hyn as në 10 vendet e para prej të cilave importon Kosova…***Tre viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, njofton IKSHPK-ja.Kurse nga 633 testime 70 raste kanë rezultuar pozitivë.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë*** Largimi i Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk duhet të dëmtojë këtë të fundit, thotë njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri..***Jetlir Zyberaj, këshilltari i presidentit të AKR-së, Behxhet Pacolli thotë se nominimi për Çmimin Nobel për Paqe është një njohje e përpjekjeve të ndërmarra nga Kosova së bashku me Shtetet e Bashkuara.I pari i AKR-së mësohet të ketë raporte të mira me deputetin suedez, shkruan IndeksOnline.***14 shtatori nuk do t’i kthejë të gjithë nxënësit në bankat shkollore.Në disa komuna të Kosovës, të vetmit nxënës që do ta nisin mësimin në objektet e shkollave janë ata që jetojnë në fshatra, për shkak të numrit të vogël të nxënësve që gjenden aty.Nga rreth 40 fshatra sa i ka gjithsej Komuna e Prishtinës, vetëm në 4 nga to mësimi do të zhvillohet në mënyrë të kombinuar, në shkollë e online,.Ministria e Arsimit ka vendosur që procesi mësimor të fillojë në dy faza, ku në fazën e parë, të hënën, do ta fillojnë mësimin klasat 0 deri në 6 dhe klasa e 10-të. Faza e dytë do të nisë më 21 shtator. Në këtë fazë përfshihen klasat 7,8 e 9 të arsimit të mesëm të ulët dhe klasat 11 e 12 të arsimit të mesëm të lartë.Një ditë më parë ministri i Arsimit tha se për klasat 4 dhe 5 do të vendosin drejtoritë komunale se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca.Por nga Asociacioni i Komunave është thënë se për klasat 4, 5 dhe 7, 8 e 9 është vendosur që të fillojnë më 21 shtator, por për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi do të vendosin DKA-të.Në anën tjetër, njohësit e arsimit shprehen skeptikë për atë se si do të shkojë i gjithë procesi mësimor, duke thënë se vendimi i Ministrisë është i vonuar.***Njohja nga Izraeli vetëm zotim, ende nuk është zyrtarizuar.***Një tërmet me magnitudë 4.2 shkallë rreth ores 17:00,ka goditur të shtunën pasdite Shqipërinë.Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane, epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në lindje të Lezhës.Nuk raportohet per te lenduar.***moti:.Të dielen parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nga 13-28 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14566.Të Shëruar: 11272, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *