Sht. Kor 27th, 2024

LAJMET E ZGJERUARA DITORE, E HËNË, 26.10.2020

By Rtv Arbëria Tet26,2020

Pronarit të kompanisë që iu transferua 2 milionshi i caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Pronari i kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala, ku dyshohet se janë transferuar 2.1 milionë euro është intervistuar nga Policia dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndryshe gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, kompani kjo e cila ishte e përfshirë në skandalin e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit..

Të enjten mblidhen deputetët, do të diskutohet edhe për problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të enjten, më 29 tetor 2020, do të mblidhet në seancë plenare, për të votuar për pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa më pas, në po të njëjtën ditë, do të mbajë seancë të re.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja Vjosa Osmani, me prezencën edhe të kryetarëve të grupeve parlamentare.
Votimi për pikat e papërfunduara do të bëhet nga ora 10:00, ndërkaq seanca e re do të fillojë në orën 11:00, me pikat e zakonshme: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.,.Në këtë seancë do të zhvillohen po ashtu edhe tri debate parlamentare: lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, lidhur me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur, sipas kërkesës së deputetit Endrit Shala, mbështetur nga 6 deputetë tjerë, si dhe debat lidhur me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit, sipas kërkesës së deputetes Albena Reshitaj, mbështetur edhe nga 14 deputetë tjerë.

Borrell: Marrëveshja për normalizimin është urgjente për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Jashtëm Evropian Josep Borrell deklaroi sot se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin ishte “urgjente dhe thelbësore” për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre evropiane.
“Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane,” tha Borrell, duke shtuar se përparimi ishte bërë në dialogun e rinovuar..

Tre të vdekur në Kosovë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 205 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit.
IKSHPK njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 205 të reja me koronavirus dhe 62 persona janë shëruar. Tutje, Instituti njofton se brenda 24 orëve janë testuar gjithsej 843 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimet e kontakteve të rasteve në terren.
Nga tre të vdekurit, një është në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, një në Spitalin e Përgjithshëm Prizren dhe një në atë të Gjakovës.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovës është 18 mijë e 148 raste, 666 të vdekur dhe 15 mijë persona të shëruar. Aktualisht janë 2 mijë e 332 raste aktive..

Apeli ia refuzon ankesën Telekomit për kontestin me Z-Mobile.

Gjykata e Apelit ia ka refuzuar ankesën Telekomit të Kosovës lidhur me kontestin me Z-Mobile. Këtë e ka konfirmuar avokati i Telekomit, Gazmend Nushi.
“Po, mund t’ua konfirmoj që ankesën tonë e ka refuzuar Apeli mirëpo s’mund të jap detaje të tjera pa marrë leje nga Telekomi. Jemi në bashkëpunim me Telekomin dhe do shohim për hapat e ardhshëm”, i ka thënë shkurtimisht Nushi KOHËS.
Kjo ankesë e Telekomit ishte parashtruar ndaj vendimit të Gjykatës së Prishtinës, me të cilin ia kishte njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC”, për përmbarimin e borxhit milionësh, duke ia refuzuar kundërshtimin e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
“Konflikti” mes kompanisë “Dardanfon.net LLC” dhe Telekomit të Kosovës daton që nga 16 janari i vitit 2009, kur kishin nënshkruar marrëveshje. Marrëveshja e tyre parashihte që Z-Mobile të jetë operator virtual i telefonisë Vala. Z-Mobile i kishte kërkuar Valës më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim.
Të dy palët përfunduar në Arbitrazh. Z-Mobile, e njohur si Dardafone, i ishte drejtuar Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po e shkelte marrëveshjen duke mos ia ndarë 200 mijë numra shtesë.
Arbitrazhi e kishte obliguar Telekomin që t’ia paguante Z-Mobilet rreth 30 milionë euro gjobë, në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit dhe shpenzimeve. Më pas, Telekomi dhe Z-Mobile kishin bërë me dije se kanë arritur një marrëveshje lidhur me vendimin e Arbitrazhit.
Marrëveshja ishte zbatuar pjesërisht ndërsa Telekomi i Kosovës kishte vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me Dardafone për operatorin Z-Mobile. Këta të fundit, kishin ngritur padi të re ndaj Telekomit.
Si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobilet, KOHA gjatë së hënës ka raportuar se llogaritë e Telekomit janë bllokuar. Këtë e ka konfirmuar kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj..

Në Shqipëri, tre të vdekur e 288 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë shënuar tre të vdekur si
pasojë e COVID-19 si dhe 288 raste pozitive.
Kjo është bërë e ditur të hënën nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.
Me këtë, numri i të vdekurve ka arritur në 480, kurse i të prekurve me COVID-19 në 19.445, ka bërë të ditur Tch..

MOTI

Të marten parashikohet mot ipjeserisht me diell. Temperaturat do të levizin nga 4 deri 17 gradë Celsius. Mot me vranesira dhe mundesi per te reshura te shiut në Tiranë, me temperatura nga 12-23 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 18148.Të Shëruar: 15150. Të vdekur: 666

www.rtvarberia.com

Tri kanalet e RTV Arberia si dhe Radion mund te i ndiqni edhe ne www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *