Mar. Maj 7th, 2024

Latifi pas arrestimeve në KPM: Ndër rastet më të rënda që nga themelimi

By Rtv Arbëria Kor 27, 2021

Për më shumë se dy orë ka zgjatur raporti i anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media në komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Arrestimi i kryeshefit dhe drejtorit të Administratës dhe Financave në këtë institucion ishte tema kryesore që e dominoi diskutimin në këtë komision.

Para deputetëve të komisionit, kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Xhevat Latifi, tha arrestimi i tyre paraqet një ndër rastet më të rënda në historinë mbi 20 vjeçare të këtij institucioni.

Ai tha se pasi që a ndodhur arrestimi, si KPM kanë marrë vendim për të pezulluar kryeshefin dhe se për ngjarjen e kanë njoftuar edhe Kuvendin e Kosovës.

Latifi: Është një ndër rastet më të rënda në historinë 20 e sa vjeçare të KPM-së

“Është një ndër rastet më të rënda në historinë 20-vjeçare të KPM-së. Të gjitha informacionet që i ka KPM, janë informacione që i marrim nga mediat, ne nuk kemi asnjë qasje zyrtare në dokumente. Ne iu kemi drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe juve si komision që t’iu lajmërojmë rreth gjendjes më të re. Në gjykimin tonë është kërkuar që të kalohet kjo krizë e rëndë së bashku. Për sa kohë nuk kemi pasur ndonjë informacion Komisioni iu ka nënshtruar që të gjejë zgjidhje, kemi kaluar interpretimin nga Zyra ligjore për të marrë hapat, kemi pezulluar kryeshefin, kemi zgjedhur zëvendësuesin e kryeshefin e ri”, tha ai.

Deputeti i LVV-së, Nijazi Isaku, ka kërkuar të dijë se ndaj të njëjtit a është shqiptuar edhe ndonjë masë disiplinore, e që sipas tij KPM patjetër duhet të ketë një komision disiplinor.

Isaku: Patjetër me pas një komision disiplinor

“Kur ka shkelje të tilla të detyrave të punës, e që janë shkelje të rënda mendoj që veprimi është brenda institucionit, patjetër me pas një komision disiplinor”, tha Isaku.

Komisioni ka diskutuar edhe mbi çështjen e digjitalizimit, e që për këtë temë kryetari i KPM-së tha se nëse ka vullnet politik një gjë e tillë mund të realizohet shumë shpejt.

Latifi: Po të ketë vullnet politik, digjitalizimi mund të vije shumë shpejt

“Po të ketë vullnet politik dhe vendosmëri politike në këtë rast të legjislaturës dhe të qeverisë digjitalizimi mund të vijë shumë shpejt. KPM është e gatshme që obligimet dhe kërkesat e tyre t’i çojë karshi mandatit”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica Xhelili, ka kërkuar të dijë se ku është aktualisht procesi i digjitalizimit.

Asaj i është përgjigjur anëtarja e KPM-së, Violeta Hyseni Kelmendi, e cila ka ndarë detaje rreth strategjisë për digjitalizim.

Kelmendi: Strategjia për digjitalizim ka vite që është bartur në KPM

“Qëndron ajo që strategjia për digjitalizim ka vite që është bartur nga qeveria në KPM dhe anasjelltas, është përcjell disa herë. Është kërkuar nga qeveria pastaj të përshtatet dhe të bëhet në përputhje me një udhëzim administrativ, zyra e ka bërë ndryshimin, është modifikuar edhe buxheti, sepse është thënë që kostoja është shumë e lartë dhe është kërkuar që të zvogëlohet kostoja meqenëse nuk ka buxhet për të kaluar si e tillë. Në momentin që KPM e ka rishikuar strategjinë është dorëzuar pastaj sërish në Zyrën e planifikimit strategjik në Zyrën e Kryeministrit, deri në momentin kur po flasim ne të paktën me shkrim nuk kemi një përgjigje nga Zyra e planifikimit strategjik se pse nuk po procedohet më tutje”, tha ajo.

Deputetët e komisionit kanë kërkuar të dinë arsyet se pse KPM ka vendosur që të pezullohet përkohësisht lëshimi i licencave për ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes.

Kryetari i KPM-së, Xhevat Latifi, tha se kjo është bërë me qëllim që të ngrihen kriteret për licencim.

Latifi: Çështja e licencimit të shkojë në ngritjen e kritereve

“Çështja e licencimit të shkojë në ngritjen e kritereve, sepse ne nga informacionet që marrim nga zyra kemi gjendje kur një numër i madh i njerëzve që marrin licenca nuk ofrohen më as për të paguar licencën dhe një numër i tyre nuk janë aktive, ne kemi pasur raste kur kemi marrë një licencë. Nga informacionet që kemi pasur për çështjen e stopimit dhe ndryshimit gjithnjë duke pasur parasysh që të ngritën kriteret, të cilat çojnë që të paktën ata që pretendojnë të bëjnë televizion, të jenë disa kritere domethënëse dhe të cilat plotësohen për të treguar seriozitetin që kemi për licencë. Kjo na ka bërë që të shkojmë me një pezullim të rregullores dhe krijimin e një rregullore të re”, tha Latifi.

Pjesë e diskutimit të komisionit u bënë edhe disa nga vendimet që KPM ka marrë në raport me mediat, e që nga KPM u kërkua që t’i informojnë edhe me shkrim në detaje për të gjitha ngjarjet

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *