Sht. Kor 27th, 2024

Lëndohen 10 persona në Ferizaj, përfshihet nga zjarri një ndërtesë kolektive

By Rtv Arbëria Shk12,2024

Dhjetë persona janë lënduar ditën e diel në Ferizaj, pasi zjarri ka përfshirë një ndërtesë kolektive.

Policia njofton se tashmë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, bëhet e ditur në njoftim e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:25.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *