Enj. Kor 18th, 2024

Lista e çmimeve të barnave, Vitia: Gabime teknike, Zemaj: Dorëheqje ose shkarkim

By Rtv Arbëria Kor9,2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në Komisionin për Shëndetësi ku po flitet rreth listës zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia i cili po raporton për barnat.

Zemaj kritikoi ministrin Vitia duke thënë se me këtë tempo të punës, nuk do të ketë listë zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. Andaj, sipas tij ministri Vitia duhet të jap dorëheqje për dështimet në këtë temë të premtuar.

“Nëse po thoni që janë gabime teknike për listen zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale, ka kaluar një muaj që nga anulimi e tash po thoni që në vjeshtë do të jetë lista e re. Po të isha në vendin tënd do të merrja masa, ose kryeministri të merr masa ndaj teje se na veç flasim kot këtu.

closevolume_off
Mendoj që vëmendja juaj duket që ka qenë ikje që është kërku në këtë proces të pritur për vitet e tëra. Ne kemi dëshmuar me votë që jemi pro këtij procesi dhe kjo mungesë informacioneve ka sjell deri në këtë proces me raportu deri këtu”, tha Zemaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *