Sht. Maj 18th, 2024

Madhështore: Ushtarët e FSK-së marshojnë me ushtarët amerikanë në nderim të viktimave të 11 shtatorit

By Rtv Arbëria Sht 10, 2021

Ushtarët e FSK-së së bashku me pjestarët e ushtrisë amerikane kanë marshuar në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001.

Në kuadër të bashkëpunimit me pjesëtarët e ushtrisë amerikane nga 86th Infantry Brigade Combat Team – Mountain, regjimenti i parë i këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së realizoi marshimin kondicional për nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001.

Pjesëmarrës në marshim ishin pjesëtarë nga regjimenti i parë i KFT-së dhe nga 86th Infantry Brigade Combat Team – Mountain.

Marshimi është realizuar në fshatrat e komunës së Ferizajt dhe është përmbyllur me homazhe te memoriali i Beau Biden, në afërsi të kampit Bondsteel.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *