Mar. Maj 14th, 2024

Marrëveshja e re me Turqinë, nga 28 tash 42 fluturime në javë

By Rtv Arbëria Qer 19, 2022

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Aliu ka shkruar në Facebook se përmes kësaj marrëveshje tanimë është rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë fluturime në javë, në dyzet e dy sosh, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë.

“Kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave”, ka shkruar ai.IO

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *