Enj. Kor 18th, 2024

Masat ndaj Kosovës mbeten ende, BE-ja e pret raportin e Borrellit

By Rtv Arbëria Qer17,2024

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk janë larguar ende, ndonëse zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka informacione që këto masa do të largohen.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se kjo do të ndodh kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ta ketë gati raportin për masat dhe atë t’ua paraqes shteteve anëtare të Komisionit Evropian të BE-së.

“Natyrisht që do të jetë Josep Borrell që do t’ua dërgojë dhe ofrojë raportin shteteve anëtare. Po këto shtete anëtare do të jenë të parat që do ta dinë se kur do të jetë gati raporti dhe se çfarë do të ketë brenda tij. Dhe kjo nuk ka ndodhur akoma”.

“Kjo është diçka institucionale në mes të Komisionit Evropian dhe të Borrell, natyrisht se neve nuk na duhet dikush nga jashtë që të flasë për kontekstin dhe për afatin kohor. Përmbajtja së pari do të shihet nga shtetet anëtare dhe më pas do të diskutohet dhe do të merren vendimet e nevojshme dhe kur kjo të ndodh, dhe më pas do të informojmë institucionet e Kosovës së çfarë vendimi është marrë”, ka thënë Stano.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *