Sht. Maj 18th, 2024

Mblidhet Sindikata e Policisë, merr një vendim sa i përket shtesave të rrezikshmërisë

By Rtv Arbëria Tet 31, 2023

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës është mbledhur për të analizuar zhvillimet e fundit duke përfshirë edhe propozimin e Qeverisë për shtesat për rrezikshmëri.

Komunikata e plotë:

Sindikata e Policisë së Kosovës përkrahë të gjitha kërkesat e arsyeshme dhe legjitime të secilit zyrtarë policorë dhe punonjsëve tjerë mbështetës të Policisë së Kosovës.

Sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, vlerësojmë se janë të ulëta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës, prandaj janë të pa pranueshme për secilën kategori, janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sindikata e Policisë së Kosovës mbron interesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies dhe kushteve për punë, këtë e bënë në mënyrë të organizuar, në konsultim dhe koordinim me anëtarësinë e vet.

Nga takimi i mbajtur, Këshilli Drejtues doli me këto kërkesa:

1. Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%.

2. Ndërsa për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë.

Pakënaqësia te të gjithë pjesëtarët e policisë është e madhe, prandaj kërkojmë që në afat sa më të shkurtë të bëhet realizimi i këtyre kërkesave dhe kërkesave paraprake me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *