Sht. Tet 12th, 2024

Mbrojtja e Salih Mustafës: Nuk besojmë që ka vlerë provuese në rrëfimet e dëshmitarëve të prokurorisë

Gjatë paraqitjes së deklaratës përfundimtare, mbrojtja e Salih Mustafës ka folur rreth dëshmive që kanë dhënë dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesë nga të cilat ka theksuar se nuk janë të besueshme.

Avokati Julius von Bone derisa ka thënë se disa dëshmitarë ka theksuar se për këtë ai bazohet në përshkrimet e tyre për kompleksin e shtëpive në Zllash.

Ndër të tjera, mbrojtja e Mustafës ka përmendur dëshmitarin i cili kishte pretenduar se disa persona i kishin vënë një thes në kokë dhe e kishin dërguar në një ahur për ta rrahur e maltretuar pastaj.

“Ky dëshmitar nuk bëri një identifikim të besueshëm të ndërtesës në të cilën është mbajtur. Dëshmitari nuk mund të identifikonte pjesën e jashtme të një ndërtese duke qenë se nuk ka mundur të shohë se ku ka shkuar, ku e kanë çuar në vendin ku e kanë rrahur. Skica dhe foto që i është treguar atij nuk mund të jetë e besueshme dhe nuk ka asnjë lloj vlere provuese t’i tregosh atij një fotografi të vetme sidomos kur vendi nuk është përshkruar kurrë nga jashtë. T’i tregosh një dëshmitari në këto rrethana një foto të vetme është sugjestionuese dhe në këtë rast dëshmitari duhet t’i kishin treguar shumë foto nga ndërtesa të ngjashme nga të cilat do të kishte zgjedhur një. Rrjedhimisht dëshmia e tij në këtë drejtim dhe prova mbi të cilën ZPS është mbështetur nuk është e besueshme”, ka thënë avokati mbrojtës.

Duke folur për dëshmitarët e ZPS-së, avokati ka thënë se të njëjtit nuk e kanë identifikuar në mënyrë të besueshme ndërtesën ën të cilën pretendojnë se janë mbajtur.

Tutje, ai ka folur për dëshmitarin me kodin 0593 për të cilin ka thënë se nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e Salih Mustafës dhe sipas avokatit nuk mund të provohet nga një kapele e kuqe që i akuzuari është personi që e ka marrë në pyetje.

“Ai nuk dëshiron as t’ia thotë emrin të akuzuarit por asnjëherë nuk e përmendur emrin e të akuzuarit askund asnjëherë më parë, përfundimi është që bazuar mbi dëshminë e tij nuk mund të provohet nga një kapele e kuqe që është i akuzuari personi që e ka marrë në pyetje”, ka thënë von Bone.

Sipas avokatit, nuk ka ndonjë vlerë provuese në rrëfimet e dëshmitarëve.

“Askush nuk përmend të njëjtit njerëz që t’i tregojë me emër ose përshkrim dhe ne nuk besojmë që, bazuar mbi këtë, mund të ketë ndonjë vlerë provuese në këto rrëfime të dëshmitareve. Po ju jap edhe një shembull tjetër, W1679 thotë që W4669 ishte bashkë me të në ahur, ndërkohë të njëjtën kohë W4669 asnjëherë nuk e ka përmendur W1679”, ka thënë avokati mbrojtës”, ka thënë ai.

Seanca në Hagë po vazhdon me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes së Salih Mustafës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *