Enj. Dhj 5th, 2024

Më 8 prill mbahet protesta e Federatave dhe Shoqatave Sindikale

Sot, e hënë, më 4 prill 2022, nën kryesimin e Kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli u mbajt Takimi Konsultativ i Federatave Sindikale anëtare të Bashkimit Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Përfaqësuesit më të lartë të Federatave Sindikale njëzëri u pajtuan që më 8 prillit 2022 të mbahet protesta e Federatave dhe Shoqatave Sindikale.

Në Takim u caktua këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të Protestës e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e deri te Sheshi “Skënderbe” ku para ndërtesës së Qeverisë, Partnerit Social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

1. 100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

2. Përcaktimi i Pagës Minimale

3. Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë

4. Miratimi i Ligjit për Paga

5. Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

6. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

7. Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

8. Hartimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *