Mër. Nën 6th, 2024

Mediat ruse, Albin Kurtin e paraqesin të rrezikshëm si “arkitekt” të Shqipërisë Etnike!

Gazeta ruse Regnum.ru ka shkruar për zhvillimet e fundit në Veriun e Kosovës ku kryeministri Albin Kurti i vuri reciprocitet Serbisë.

“Kujtojmë se në përputhje me vendimin e qeverisë separatiste në Prishtinë, shoferët me numra serbë duhet të marrin numra të përkohshëm kosovarë dhe të paguajnë një tarifë prej 5 euro.

Këta numra të përkohshëm mund të përdoren për 60 ditë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça tha se policia në pikat e kontrollit po e kryen këtë veprim në përputhje me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, e cila u nënshkrua më 14 shtator 2014…” kanë raportuar mediat ruse duke cituar mistrin Svelça.

“Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008. Në atë kohë, pjesa e serbëve në popullsinë e Kosovës kishte rënë në 10%…”, ka shkruar gazeta ruse Regnum, e cila Republikën e Kosovës nuk e vënë as në thonjëza e as nuk e shkruajnë siç e bëjnë mediat serbe “e ashtuquajtura”, transmeton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Sipas mediave ruse Albin Kurti, me ndihmën e njësisë speciale ROSU, hyri në veri të Kosovës (Альбин Курти с помощью спецподразделения «Росу» вошел на север Косово) rreth orës 5:45 të mëngjesit, duke shkelur marrëveshjen e vitit 2013 që njësitë ROSU nuk duhet të lejohen të hyjnë në territorin e veriut të Kosovës.

Ata shkuan në qendrat administrative të Jarine dhe Brnjak për të ndihmuar në zbatimin e vendimit të çmendur të Albin Kurtit për të kapur numrat e regjistrimit serb që lëshohen për Kosovën si dhe numrat e regjistrimit nga Serbia qendrore.

Që nga 14 shkurti, pasi Arbin Kurti fitoi shumicën në Parlamentin e Kosovës dhe u gjend ne krye të qeverisë mediat serbe, pro edhe ato ruse nuk ndalen me kritika e akuza në adrese të liderit Albnin Kurti duke e paraqitur si të rrezikshëm për “paqen” si “arkitekt” të Shqipërisë Etnike!

Mjaftojnë të lexojmë titujt e gazetave ruse pas fitoreve të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Për “Shqipërinë e Madhe”: nacionalistët fitojnë në zgjedhjet e Kosovës” (За «Великую Албанию»: на выборах в Косово побеждают националисты).

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *