Mar. Maj 7th, 2024

Mega-stërvitja e NATO-s mund të prishë planet e diasporës për pushime në Kosovë!

By Rtv Arbëria Pri 12, 2023

Në qershor, NATO po planifikon stërvitjen më të madhe të dislokimit të forcave ajrore në historinë e saj. Kjo pritet të ndikojë gjithashtu në fluturimet brenda dhe jashtë Zvicrës.

Nga data 12 deri më 23 qershor, Air Defender 23 do të zhvillohet në hapësirën ajrore evropiane, stërvitja më e madhe e dislokimit të forcave ajrore që nga themelimi i NATO-s. Deri në 10,000 pjesëmarrës nga 24 vende trajnojnë operacionet ajrore me 220 avionë, shkruan Indeksonline.

Tre qendrat kryesore gjatë Air Defender 23 janë Schleswig/Hohn, Wunstorf dhe Lechfeld në Bavari, rreth 120 kilometra nga kufiri zviceran. Sipas Zyrës Federale për Aviacionin Civil, pritet të ç’orientojë paksa trafikun ajror.

Një “zonë e kufizuar” do të ngrihet në Gjermaninë Jugore për aktivitetet e fluturimit të NATO-s që zhvillohen gjatë ditës nga e hëna në të premte, e cila do të kufizojë kapacitetet në hapësirën ajrore të Gjermanisë jugore për të gjithë trafikun ajror.

Kjo mund të rezultojë në dëmtime në trafikun ajror të planifikuar civil, veçanërisht në aeroportin e Cyrihut.

Kompanitë ajrore sygjerojnë klientët e tyre që të shikojnë njoftimet për anulimet dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *