Mër. Nën 13th, 2024

Mehaj në Pentagon shtron nevojën e FSK-së për armatime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është dukë zhvilluar një vizitë në Pentagon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit me ushtruesin e detyrës të Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë për Blerje, Logjistikë dhe Teknologji në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Douglas R. Bush, ata kanë diskutuar rreth nevojave të FSK-së për armatime, rëndësisë së përshpejtimit të procedurave të prokurimit të këtyre pajisjeve, si dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit duke rritur numrin e trajnimeve, shkollimin e oficerëve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi e njoftova dhe për përgatitjet intensive që FSK është duke zhvilluar sa i përket ushtrimit ‘DEFENDER ’23’, ku FSK do të marrë pjesë me mbi 1300 pjesëtarë, dhe ku pritet validimi i një regjimenti të këmbësorisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“FSK është e përkushtuar për plotësimin e të gjitha standardeve të NATO-s në fushën ushtarake, dhe po ashtu është gjithmonë e gatshme të marr pjesë në misione paqeruajtëse dhe humanitare përkrah aleatëve tanë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *