Mar. Nën 12th, 2024

Mehaj: Nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pjesëtarë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkërendim me KFOR, njësitet e zjarrëfikësve të komunave, Policinë e Kosovës, si dhe institucionet tjera, kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit tonë.

Mehaj ka shkruar në Facebook se njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të vendosura në gjendje të gatishmërisë gjatë gjithë ditëve të kaluara, kanë mbështetur autoritetet civile për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga zjarret.

“Gjatë ditëve në vijim, njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit, si dhe vlerësimin e situatës në vendin tonë, me qëllim reagimin në kohë për shpëtimin e jetërave të njerëzve, pasurisë së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave. Edhe njëherë apelojmë te të gjithë: Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura. Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane apo në sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit. Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata.

Shmangni punimet në vende të hapura, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr. Mos hedhni mbeturinat në pyll ose në afërsi të pyllit sepse ekziston mundësia e vetëndezjes. Mos pini duhan gjatë korrjes së të mbjellave. Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në fushat me rrezik të lartë nga zjarri. Denonconi keqbërësit te autoritetet përgjegjëse.Kujdesi juaj, ndihma më e madhe për ne”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *