Pre. Maj 10th, 2024

Memli Krasniqi: Albin Kurti po sillet si diktator, PDK do të ftojë Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme

By Rtv Arbëria Sht 2, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë pas takimit me kryetarin e SBASHK-u dhe atë të sindikatës së administarës Publike se PDK përkah sindikalisët në kërkesat e tyre, duke bërë thirrje për dialog ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave për gjetjen e një zgjidhjeve. Krasniqi ka thënë ndër të tjera se nuk janë SBASHK ata që mbyllen shkollat me 1 shtator, por pikërisht sipas tij është vet kryeministri i Kosovës që e ka bërë këtë.

“Tash e disa muaj sindikattat kanë adresuar kërkesat e tyre dhe kjo qasje diktatoriale e Qeverisë ka bërë që vet Albin Kurti me 1 shtator të mbyll shkollat e jo mësimdhënësit, sepse e ka pasur dhe e ka mudësinë që të gjej nëj zgjidhje ndaj kërkesave të grevistëve”’, ka thënë ai pas takimit.Shkelje e rëndë ligjore dhe antikushtetuese e ka quajtur ai vendimin për mosezkeutimit e pagave për grevistët për maujin gusht.

“Ëshët vepër penale, shkelje ligjore, i kanë privuar rreth 45 mijë familje prej pagave sepse nuk u ka ezkekutuar pagat për muajin gusht. Ligji për të cilën thirret Qeveria (mospagesa deri sa janë në grevë) është i pazbatueshëm”, tha ai.Madje ai ka thënë se nëse deri në javën e ardhshme nuk ezkekutohen pagat, PDK do të dal me veprime konkrete.

“Do të ftojmë Kuvendin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme:, tha kryetari i PDk-së.Ai ka bërë edhe një krahasim duke thënë se arsimtarët nga pagat u privuan vetëm gjatë viteve të 90-ta.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *