Die. Maj 19th, 2024

Ministri i Shëndetësisë thirret për bashkëpunim mjekët shqiptarë në Vjenë

By Rtv Arbëria Kor 16, 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ju bëri thirrje mjekëve shqiptarë Austri- Vjenë, se të gjithë së bashku mund ta bëjmë ndryshimin, zhvillimim dhe transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Këtë thirrje, ministri Latifi, e bëri gjatë takimit që pati me mjekët shqiptarë në Vjenë, e ku temë diskutimi ishte, kontributi dhe bashkëpunimi i të gjithëve për përmirësimin e gjendjës në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Meqë ndër shtatë shtyllat e transforminit të sistemit shëndetësor në Kosovës, është edhr kthimi i trurit, ministri Latifi, ju premtoj mjekëve shqiptarë në Vjenë se nëse të gjithë veprojmë për përmirësimin e kësaj sistuate në shëndetësi, atëherë rezultatet pozitive nuk do të mungojnë.

“ Unë jam shumë optimist se shumë gjëra kanë me ndodhë për përmirësimin e sistemit shëndetsor, nëse të gjithë kontribuuojmë dhe bashkëpunojmë në këtë aspekt. Prandaj, ju ftoj juve të gjithëve dhe të tjerët, të ma bashkangjiteni në këtë rrugëtim për të punuar bashkë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend”, tha ministri Latifi.

Ministri Latifi veçoi se ky transformim i sistemit shëndetësor, kërkon ekip dhe bashkëpuntor, prandaj mjekët shqiptarë jo vetëm në Austri, por edhe në vendet tjera të botës, duhet të japin kontributin e tyre për zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkaq, mjekët shqiptarë, i premtuan ministrit Latifi, se janë të gatshëm bashkë të jenë pjesë e rrugëtimit që ka të bëjë me zhvillimim dhe transformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *