Enj. Tet 10th, 2024

Ministri Sveçla: Kemi dëshmi që Serbia po u bën presion qytetareve serb në Kosovë t’i bashkohen protestës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencë për media ka thënë se institucione të ndryshme nga Serbia po bëjnë presion qytetarëve serb në Kosovë që t’i bashkëngjiten protestës.

“Dy rrugët që qojnë në pikën në Bërnjak dhe Jarinje janë të bllokuara për autobusë e vetura.”

“Ne kemi dëshmi të presioneve të ndryshme nga struktura të ndryshme paralele ku Serbia po u bën presion qytetarëve të bashkohen në protestë. Por këtu apele janë duke ju dështuar.”

“Pas vendimit legjitim të Qeverisë së Kosovës për targat ata tashmë janë duke shpërndarë lajme të rrejshme për sigurinë e përgjithshme në komunat veriore.”

“MPB u bën me dije që pavarësisht tendencave për shtrembërimin e të vërtetës ata nuk do të ndikojnë në asnjë mënyrë në zbatimin e vendimeve që janë në të mirën e qytetarëve.”

“Ftojmë të gjithë qytetarët të mos bijnë pre e provokimeve dhe dezinformatave të ndryshme”, u shprehë Sveçla

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *