Mar. Kor 16th, 2024

Ministria del me njoftim pas bllokimit të rrugës Mitovicë-Jarinje, pasi rrëshqitën gurët

By Rtv Arbëria Gus14,2022

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me njoftim pas bllokimit të rrugës Mitrovicë – Jarinje, pasi rrëshqitën gurët.

Në njoftim ministria apelon që qytetarët të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kerkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri, pasi ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja.

“Sot rreth ores 9 të mengjesit, në rrugën Nacionale N 22.3, segmanti Mitovicë-Jarinje, lokacioni i njohur si”Shkëmbi I Kajushes” kanë rreshqitur gurët dhe është mbyllur rruga. Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndermarrë veprimet për sanim të gjendjes. Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kerkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftim

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *