Pre. Kor 19th, 2024

Ministria e Shëndetësisë: Kthehet në treg produkti “Omeprazol”

By Rtv Arbëria Sht21,2023

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se ka kthyer në treg produkti Omeprazol për injeksion 40 mg të Prodhuesit Swiss Parenteral.

Në njoftim thuhet se, Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë ka realizuar testin e krahasueshmerisë për këtë produkt edhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë, ku rezultatet kanë rezultuar konform me parametrat standarte.

“Për shkak të rëndësisë së kësaj analize, AKPPM paralelisht me analizën e kontrollit në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë ka realizuar edhe testin e krahasueshmerisë për këtë produkt edhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë.

Rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion 40 mg kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët”, thuhet në njoftim.

Ndërsa ka bërë të ditur se është shfuqizuar vendimi i AKPPM-së, dhe njëkohësisht bëjnë apel që të këshillon me profesionistët shëndetësor dhe të ndjekin udhëzimet e prodhuesve.

“Prandaj, shfuqizohet Vendimi i AKPPM-së i datës 16.05.2023 me numër protokolli 1760 për produktin Omeprazol për injeksion 40 mg, me numër serik 2122324.

AKPPM këshillon profesionistët shëndetësor që të ndjekin udhëzimet e prodhuesve për produktet medicinale të specifikuara në karakteristikat përmbledhëse të produkteve dhe fletudhëzimet e tyre përkatëse”, thuhet tutje në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *