Mër. Nën 13th, 2024

Ministrja Rizvanolli dhe Shefja e Ambasadës së Luksemburgut, diskujtojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim Shefen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për projekte specifike të bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut.

Miniustrja Rizvanolli dhe Gomes kanë folur kryesisht për sektorin e TIK-ut, ku shefja e Ambasadës ka deklaruar që mund të ketë bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe Luksemburgut sa i përket trajnimit të njerëzve, organizimit të punëtorive, por gjithashtu në nxitjen e partnerëve potencial nga Luksemburgu për investime në Kosovë për shkak të ekspertizës së gjërë në këto fusha.

Tutje, është diskutuar rreth ndihmës teknike në sektorin e energjisë, e cila mbetet ndër fokuset primare të Ministrisë së Ekonomisë dhe nevojës së investimeve në këtë drejtim.

Ministrja Rizvanolli dhe Shefja e Ambasadës, Gomes mbesin të sigurta për bashkëpunim të frushtshëm në të ardhmen në të dy këto fusha.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *