Die. Maj 5th, 2024

Mjekët kërkojnë që koeficienti të jetë 132 euro

By Rtv Arbëria Jan 16, 2023

Derisa Qeveria ende nuk ka caktuar çmimin e koeficienteve për pagat, mbi 80 mijë punëtorë të sektorit publik nuk e dinë ende sa do të jetë paga e tyre, kur ligji të hyjë në fuqi. Nga Qeveria kanë pohuar se përcaktimi i koeficientit do të bëhet brenda muajit janar, por janë mjekët ata të cilët po kërkojnë që vlera e koeficientit, të mos jetë më e vogël se 132 euro.

E Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), është kujdesur që këtë paqartësi ta diskutojnë me ministrin Arben Vitia, nga i cili kanë kërkuar që vlera e koeficienti të mos jetë nën vlerën e 50 për qindëshit të pagës minimale e cila është propozuar të jetë 264 euro, e që i bie të mos jetë më e vogël se 132 euro.

Nënkryetari i FSSHK-së Blerim Delija ka thënë për “IndeksOnline” se ata sot janë takuar me ministrin Vitia nga i cili dhe kanë kërkuar, të iu tregoj për vlerën e koeficientit. Por se nuk kanë marrë një përgjigje nga ai, pasi që dhe vet ministri Vitia ka deklaruar se nuk është në dijeni për këtë çështje.

Delija thotë se i kanë treguar dhe ministrit Vitia për qëndrimin e FSSHK-së lidhur me koeficientin për të cilin po kërkojnë që të mos jetë nën vlerën prej 132 euro.

“Ne sot e kemi takuar ministrin Arben Vitia. Ministri tha se ai vet personalisht nuk e di sa është koeficienti. Por qëndrimi i Federatës është se nëse koeficienti do të jetë nën 132, do të jetë shumë problem për ne dhe do të shikojmë mundësi nëpërmjet organeve, se cilat do të jenë veprimet. Për momentin as ministri nuk e di vlerën e koeficientit, sipas deklarimit të tij sot në takimin që patëm. Kërkesa e federatës është që koeficienti mos të jetë nën 132 euro, apo 50 për qindëshi i vlerës së pagës minimale”, tha ai.

Ndërsa tha se në takimin me ministrin Vitia ata kanë biseduar për shumë gjëra që kanë të bëjnë me përmirësimin në fushën e shëndetësisë, duke mos dashur të jap sqarime për temat që kanë biseduar. Por thotë se së shpejti presin një përgjigje nga ai, për kërkesat që ata patën për ministrin.

“Në takim kemi biseduar për shumë gjëra. Por meqenëse është një periudhë kohore, prej kur e ka marrë detyrën për të gjitha ato diskutime që i kemi bërë, ka mbetur që brenda shtatë apo dhjetë dite, të mblidhemi prapë dhe të shqyrtojmë mundësinë e realizimit të kërkesave tona. Ai ti shqyrtojë mundësitë rreth kërkesave tona dhe të ulemi të bisedojmë bashkërisht. Takimi ishte konstruktiv dhe besojmë që ministri do t’i kryej zotimet që ka marrë”, tha ai..

Ndërkaq thotë se me emërimin e ministrit Vitia, presin përmirësime të vogla, por jo ndryshime substanciale.

“Presim përmirësime dhe avansime në shëndetësi. Edhe ministri është i angazhuar. Besoj se do të ketë përmirësime dhe ndryshime të vogla, por jo substanciale”, tha ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *