Die. Maj 19th, 2024

MOT SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA TË PAKËTA

By Rtv Arbëria Maj 7, 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Kurse parashikohet që e mërkura të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *