Die. Tet 6th, 2024

Murati jep lajmin e mirë për bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

Ai thotë se u është pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Sot bëhen 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës!

Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj.

Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

U jemi pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *