Sht. Pri 27th, 2024

Murati: qarkullimi i bizneseve ka shënuar rritje për muajt janar-shkurt

By Rtv Arbëria Mar 29, 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se “Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje”.

Përmes një postimi në Facebook Murati tha se “këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK”.

Tutje ai tha se pretendimet të kundërta me shifrat që ai thotë se qëndrojnë janë keqinformim.

“Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, tha Murati.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *