Mar. Maj 7th, 2024

Musliu-Shoshi paralajmëron MPJ-në për anëtarësimin në Këshill të Evropës: Duhet të përgatitet t’i bëjë ballë fushatës nga Serbia

By Rtv Arbëria Maj 12, 2022

Kosova sot ka dorëzuar në Këshill të Evropës kërkesën për anëtarësim.

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ky është fillimi i një rrugëtimi, i cili duhet të përfundojë me anëtarësim.

Megjithatë, Musliu-Shoshi ka paralajmëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me fushatën që mund të bëjë Serbia.

“Lajm i mirë dorëzimi i kërkesës për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ky në fakt është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi, i cili duhet të përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës në Këshill.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përgatitet që t’i bëj ballë një fushateje eventuale nga Serbia, duke e vënë në funksion të gjithë mekanizmin e Shërbimit të Jashtëm. Kjo nuk është kohë për të qëruar hesape politike brenda MPJ-së, por për tu unifikuar në anëtarësimin e vendit në organizata ku ne meritojmë të jemi anëtar plotësisht të barabartë me të gjitha shtetet tjera përreth nesh” ka shkruar në facebook Musliu-Shoshi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *