Die. Tet 6th, 2024

Ndalohet për 48 orë zyrtari i Novobërdës, dëmtoi buxhetin e komunës për 2 mijë euro

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë dëshmi se një zyrtar pranë komunës së Novobërdës ka falsifikuar dokumentacionin zyrtar përkatësisht listën e vijueshmërisë së punëtoreve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material dhe se me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” e parashikuar në sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Personi në fjalë, me veprimet e tij dyshohet se ka përfituar shumën prej rreth 2,000 €uro dhe në anën tjetër duke e dëmtuar buxhetin e komunës.

Më datë 10.05.2022, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit po vazhdon dhe do të vazhdoj me ndermarrjen e veprimeve dhe masave ligjore ndaj të gjithë atyre personave, pa dallim rolit dhe funksionit që ushtrojnë e që bien ndesh me ligjet dhe proceduarat ligjore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *