Hën. Maj 20th, 2024

Në ditën e Europës, ambasadori i BE në Shqipëri: Krenar për punën që po bëhet! Plani i reformave, pikë kyçe për të ndërtuar shtetin që kërkojmë

By Rtv Arbëria Maj 9, 2024

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzati mbajti fjalën në eventin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të Ditës së Evropës.

Gonzati shprehu krenarinë për punën që po bëhet në Shqipëri, për rrugën e integrimit në BE. Në takimin me të rinjtë, ambasadori shprehu rëndësinë e barazisë në shoqëri dhe të drejtat e njeriut.

“Vazhdoj të jem krenar që jam pjesë e BE dhe e punës që po bëhet në Shqipëri, në këtë moment të rëndësishëm. BE nuk është vetëm një treg i vetëm, është një bashkim i bazuar te vlerat. Në kartën europiane flasim për barazinë, mosdiskriminimin dhe të drejtat e njeriut.

Ky është projekti që kemi në Europë, një model për një shoqëri të barabartë. Të rinjtë dëshirojnë të motivohen nga vlera të rëndësishme. Nëse kontribuojmë për këtë përpjekje dhe që Shqipëria të ketë një shoqëri të drejtë, kur të gjithë të kuptojnë se kanë mundësi, atëherë do t’ia kemi dalë mbanë, ndryshe do kemi dështuar”, tha Gonzati.

Ambasadori theksoi faktin që është rëndë dakord nga ndërkombëtarët për planin e reformave të rritjes, një plan që sipas tij është kyç për ndërtimin e shtetit që kërkojmë.

“Jemi në një moment tjetër të procesit të zgjerimit, e kemi kuptuar që duhet ta plotësojmë procesin e integrimit në BE. Kemi rëndë dakord për planin e reformave të rritjes këtu, që janë kyçe për të ndërtuar shtetin që kërkojmë”, tha ai.

Të pranishëm ishin gjithashtu ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj.TCH

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *