Die. Tet 6th, 2024

Nga 100 euro do të përfitojnë edhe familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së!

Qeveria e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar mjete shtesë me vlerë prej 100 Euro, për shumë kategori të qytetarëve.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se 100 milionë euro është shifra për mbështetje.

Në mesin e atyre që do të përfitojnë janë edhe kategoritë e luftës. Kësisoj nga 100 euro do të përfitojnë familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së, transmeton Indeksonline

-Dyfishim i asistencës sociale për muajin prill

-100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill – pension bazik, pension kontributpagues, pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit

-100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat

-100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik

-100 euro për 80 mijë studentët

-40 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë

-Rreth 800 mijë qytetarë përfitues – çdo familje e Republikës së Kosovës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *