Hën. Dhj 9th, 2024

ngjarje dite e diel 28.02.2021

Vjosa Osmani: Duke nderuar të rënët do ta dimë vlerën e lirisë që e gëzojmë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe për të rënët në Likoshan e Qirez.
Postimi i plotë i Osmani:
Sot, bashkë me kryeministrin në ardhje, z.Albin Kurti dhe kryetarët e komunave të Drenasit e Skenderajt, z.Ramiz Lladrovci dhe z.Bekim Jashari, nderuam martirët e dëshmorët e Likoshanit e Qirezit, në 23 vjetorin e Masakrës dhe Betejës.
Çdoherë duhet t`i kujtojmë të rënët, sepse duke nderuar ata do ta dimë vlerën e lirisë që e gëzojmë dhe rrugën nëpër të cilën kemi kaluar për të arritur deri këtu. Ushtarët e UÇK-së që bënë luftën frontale me forcat serbe dhe civilët e ekzekutuar, torturturuar e masakruar më 28 shkurt të vitit 1998 janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, ndaj këtë të vërtetë duhet ta themi dhe ta mbrojmë çdoherë dhe kudo.
Kjo kujtesë historike e sakrificës së popullit tonë duhet të jetë në funksion të ndërtimit të një të ardhme më të mirë për familjet e të rënëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët që ranë për lirinë e vendit!

Miroslav Lajçak nesër vjen në Kosovë, do të qëndroj tre ditë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër zbarkon në Kosovë.
Ai do të takohet me liderët politik të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit.
Pasi ta përfundoj vizitën në Kosovë, Lajçak do të shkoj në Serbi ku do të qëndroj dy ditë./Indeksonline/..

4 të vdekur vdekur nga Covid, 453 raste të reja dhe 206 të shëruar

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
206 TË SHËRUAR DHE 453 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Deputeti suedez kritikon BE-në: Ja çka do të ndodhë nëse Kosovës nuk i liberalizohen vizat

Jacobsson: Nëse BE-ja nuk mbështet zhvillimin në një drejtim demokratik, ekziston rreziku që Rusia dhe Turqia të rrisin ndikimin e tyre në rajon
Deputeti suedez Magnus Jacobsson, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka kërkuar që Kosovës t’i jepet e drejta e vizave si vendet e tjera të Ballkanit, përcjell Bota sot.
Magnus ka theksuar nëse Suedia dhe BE-ja nuk mbështesin zhvillimin në një drejtim demokratik, ekziston rreziku që Rusia dhe Turqia të rrisin ndikimin e tyre në rajon.
Deputeti suedez në fjalimin e tij në parlament ka përmendur edhe marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.
Fjalimin e tij e ka publikuar në Facebook Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit.
Postimi i plotë:
Deputeti suedez kritikon BE-në për moslibealizimin e vizave për Kosovën
Fjalimi i plotë i deputetit suedez, Magnus Jacobsson:
Është mirë që qeveria suedeze deklaron se: “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë një pjesë e rëndësishme e zonës së menjëhershme të BE”. në të njëjtën kohë, është pak e vështirë të thuash së pari se çfarë do të thotë qeveria me këtë pasi deklarata e politikës së jashtme nuk thotë më shumë se vetëm kjo.
Qeveria e mëparshme e SHBA-së nënshkroi një marrëveshje tregtare dhe zhvillimi me Kosovën dhe Serbinë me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet midis këtyre vendeve. Kjo është mirë pasi paqja zhvillohet gjithmonë përmes tregtisë dhe marrëdhënieve.
Sidoqoftë, është për t’u habitur që Suedia dhe BE-ja luajnë një rol kaq pasiv në këtë punë. Ne duhet të bëjmë më shumë për të forcuar paqen në Ballkan.
Unë kam theksuar më parë nevojën që Kosovës t’i jepet e njëjta përjashtim nga vizat si vendet e tjera të Ballkanit. Ne gjithashtu duhet të punojmë në mënyrë aktive për të zhvilluar shoqërinë civile dhe biznesin në të gjithë Ballkanin.
Nëse ne në Perëndim nuk e mbështesim zhvillimin në një drejtim demokratik, ekziston rreziku që regjimet totalitare në Rusi dhe Turqi të rrisin ndikimin e tyre në rajon.
Vendet nordike dhe të BE-së tregojnë se tregtia e lirë është një mënyrë e mirë për të krijuar një paqe afatgjatë. Prandaj shpresoj që ne në Suedi, së bashku me BE-në, do të bëjmë më shumë për t’i sjellë të gjitha vendet në Ballkan më afër BE-së dhe se do të përmirësojmë më tej kushtet për tregti, shkëmbime studentësh dhe kontakte midis shoqërisë civile.
Paqja dhe liria gjithmonë ia vlen të luftosh, kështu që ne duhet të bëjmë më shumë për të forcuar paqen në Ballkan, e cila në planin afatgjatë do t’u mundësojë të gjitha vendeve të njohin sovranitetin e njëri-tjetrit.

Moti
Të henen parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga minus 3 deri në 10 gradë celcius. Mot me diell parashihet në Tiranë,me temperatura nga 3 deri në 18 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 69230 , Të shëruar:59.849 ,të vdekur:1599
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *