Hën. Dhj 9th, 2024

NGJARJE DITE, E ENJTE 29.04.2021

Hoxhaj i reagon ashpër Kurtit: Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, nisi bisedimet për Autonomi për serbët në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili sot në Bruksel konfirmoi rinisjen e dialogut, pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë siç kishte premtuar.
Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.
“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai tha se në Bruksel duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK, Enver Hoxhaj:
Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.
Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.
Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.
PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër

Kurti ia kërkon BE-së liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim që ka pasur të enjten pasdite me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka kërkuar që shtetet anëtare të Këshillit të Bashkimit Evropian që sa më shpejt të vendosin për liberalizimin e vizave për Kosovën.Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti ka thënë se Qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar dhe angazhuar për reforma.“Ai falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet anëtare skeptike për mbështetjen e një vendimi pozitiv në Këshill.Kryeministri Kurti tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Kryekuvendari Konjufca priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë, z.Hristo Gudjev.Ambasadori Gudjev e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të reja të vendit, duke konfirmuar njëherësh edhe gatishmërinë e Bullgarisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.Z.Gudjev ritheksoi veçmas gatishmërinë e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe përkrahjen e shtetit bullgar për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Kryekuvendari Konjufca, duke e falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, e ka uruar ambasadorin Gudjev për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme në Bullgari, si dhe ka shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të shtetit bullgar, me theks të veçantë në kuadër të shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme ekonomike, arsimore e kulturore.Situata me pandeminë dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinave ishte po ashtu në fokus të takimit, me ç’rast u konstatua se lufta kundër pandemisë mbetet prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore.

9 te vdekur ,449 të shëruar dhe 269 raste me COVID-19!

Njoftimi nga IKSHPK

449 TË SHËRUAR DHE 269 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.262 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 269 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.528 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.296.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 49 raste, Ferizaj 30 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Gjakovë 13 raste, Prizren 13 raste, Podujevë 12 raste, Klinë 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Pejë 10 raste, Graçanicë 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 7 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë dhe Leposaviq.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Kurti në Parlamentin Evropian: Kosova në tryezën e bisedimeve ulet vetëm me këtë kusht

Albin Kurti
Kurti: Kosova në tryezën e bisedimeve ulet si palë e barabartë me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve ku ka folur për parimet që duhet ndjekur në dialogun me Serbinë.
Kurti tha se Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me Serbinë.
“Detyrimi im që të mbrojë pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të thoshte hapje e listës së dëshirave e shtytjeve që do të qonin në pasoja të padëshirueshme. Parimi i dytë është që Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe krimet dhe gjenocidin që ka kryer për të cilin NATO është dashur ta bombardojë regjimin e Beogradit, edhe pas luftës në Kosovë, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi. Parimi tretë është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi të barabartë, Kosova nuk është çështje por palë në dialog kjo duhet të kuptohet para çdo takimi”, tha Kurti.
Ai tha se çështja e parë që duhet të zgjidhet në bisedimet me Serbinë është fati i të pagjeturve.
“Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve, nëse nuk bëjmë përparim në këtë temë vështirë që mund të bëjmë përparim në fusha tjera”, u shpreh ai.
.

Parashikimi i Motit

Gjatë ditës së merkure parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat mundesi per te reshura shiu, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 22 gradë celcius. Në Tiranë parashiohet moti pjeserisht vranet me mundesi per te reshra te shiut ,temperaturat do te levizin nga 13 deri në 25 gradë celcius.

Covid – 19 në Kosovë: Total raste: 104986, Të shëruar: 93528, Të vdekur: 2162

www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *