Pre. Maj 17th, 2024

NGJARJE DITE, E HENE 08.03.2021

By Rtv Arbëria Mar 8, 2021

Vetëvendosja merr 50.3% të votave, pas vendimit të fundit të PZAP

Vetëvendosja ka arritur në 50.3 përqind të votave, pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave të partive boshnjake në komunat me shumicë serbe, e po ashtu të votave të subjektit Romani Iniciativa në komunat me shumicë serbe, njofton “Bota sot”.
Sa i përket deputetëve, VV-ja do të ketë rritje, por se a do t’i ketë 61 deputetë, do të tregojë KQZ-ja.
PZAP ka marrë vendim që të anulojë në tërësi votat e partive boshnjake si dhe disa partive tjera minoritare.
Në total këtyre partive boshnjake i janë anuluar 4976 vota që janë zbritur nga regjistri final i zgjedhjeve.
E Romani Iniciativas i janë anuluar 837 fletëvotime në komunat si Leposaviq, Novobërdë, Ranillug, Kllokot e Partesh.
Në total janë anuluar 5813 fletëvotime nga numri total i 877.497 sa ishin llogaritur të vlefshme nga KQZ-ja.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 438.334 vota, që para anulimit ishte me përqindje 49.95 për qind. Por me anulimin e votave, numri i përqindjes është rritur në 50.3%.
PDK-ja arrin në 17 për qind, LDK-ja në 12.73 për qind, e AAK-ja në 7.12 për qind.
Gjithashtu, zyrtari i VV-së, Arianit Beqiri, në një postim në Facebook ka shkruar se VV-ja po i merr 50.3%/.

Manipulimi me vota për Meliza Haradinajn/ Në një qendër iu shënuan 9 vota, i kishte 0 në kuti

Sot ka filluar rinumërimi i votave me kusht në QNR.
E që në start ka filluar të ndryshojë rezultati brenda listës së AAK-së.
Në një vendvotim në Podujevë, pas rinumërimit Meliza Haradinaj nuk e ka asnjë votë, ndërsa herën e parë figuronte se ajo ia ka nëntë vota.
Kjo ngjau kur filloi numërimi i kutisë CB 118/006 ku Haradinaj nuk e fitoi asnjë votë ndonëse asaj i ishin shënuar se në këtë kuti i kishte 9 vota.

6 të vdekur vdekur nga Covid, 587 raste të reja dhe 212 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
212 TË SHËRUAR DHE 587 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 203 raste, Prizren 45 raste, Gjilan 39 raste, Gjakovë 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 23 raste, Vushtrri 23 raste, Kamenicë 22 raste, Mitrovicë 16 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 14 raste, Viti 12 raste, Suharekë 10 raste, Deçan 9 raste, Podujevë 7 raste, Malishevë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Istog 4 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me 1 rast komuna e Junikut.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Pas vendimit të PZAP, Adriana Hoxhiq mbetet jashtë, ja cila deputete kthehet në Kuvend

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur t’i anulojë në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë.
Pas këtij vendimi, Adrian Hoxhiq, e cila fitoi nga komuniteti boshnjak, mund të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.
Kështu thotë Eugen Cakolli nga KDI se nëse ky vendim i PZAP-it nuk ndryshohet nga Gjykata Supreme, atëherë Hoxhiq mbetet jashtë Kuvendit.
Sipas tij, ulësen e Kuvendit do ta fitojë Duda Balje.
Postimi i plotë:
Nëse vendimi i PZAP-së për anulimin e një pjese të votave të subjekteve politike nga komuniteti boshnjak, nuk apelohet apo ndryshohet nga Gjykata Supreme, atëherë Adrijana Hodzic, përkatësisht subjekti i saj, do të mbetet jashtë Kuvendit.
Në vend të saj, ulësen do t’a fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje – si më e votuara në radhët e këtij subjekti….

Kurti u bashkohet grave, në kërkesat e tyre për trajtim të barabartë

Pretendenti për kryeministër Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin dhe figura të tjera të jetës politike e personalitet të ndryshme të jetë publike në vend, kanë marshuar sot në ditën e 8 marsit, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Gratë, sot në gjithë botën e jo vetëm në Kosovë, kërkojnë trajtim të barabartë në punë, shkollim, familje e në çdo segment të shoqërisë.
Ato përmes barazisë kërkojnë të përfshihen dhe në çdo proces jetësor.

Kryetari i Ulqinit i reagon kryeministrit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe

Kryetari i Partisë Demokratike në Mal të Zi dhe kryetari i Ulqinit, Fatmir Gjeka e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq se ai kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se deklarata Krivokapiq është e paarsyeshme dhe e dëmshme “në një situatë kur njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe”.
“Në një situatë kur është vetëm çështje kohe para se Serbia të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit malazezas, Zdravko Krivokapiq për mediat e Beogradit në lidhje me Kosovën është politikpjekse, e paarsyeshme dhe e dëmshme”, tha anëtari i koalicionit shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Gjeka.
Ai tha se “Beteja për Kosovën ka mbaruar”.
“Së pari, për qeverinë e tij të brishtë dhe atë personalisht, sepse kjo minon pozicionin e tyre si në nivelin ndërkombëtar dhe rajonal, ashtu edhe brenda vendit tonë. Sepse beteja për Kosovën ka mbaruar. Ai që nuk e kupton këtë, i ka humbur koha dhe hapësira në të cilën jeton. Prandaj, i dashur kryeministër, ju mbërritët vonë në Kosovë”, tha Gjekaj.
Kryeministri malazezas tha dje se “për një pjesë të popullsisë, [Kosova] është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë.

Moti
Gjatë dites se marte parashikohet mot i vranet dhe me shi, temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë celcius . Ndersa ne Tirane parashihet Mot i vranet dhe me shi, temperatura do te levizin nga 10 deri në 20 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 73635 , Të shëruar: 62198 ,të vdekur:1655
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *