Enj. Pri 18th, 2024

NGJARJE DITE, E MARTE 23.03.2021

By Rtv Arbëria Mar 23, 2021

Deputetja e LDK-së e voton Vjosën për Presidente, u bën thirrje kolegëve të partisë të veprojnë njëjtë

Deputetja e LDK-së nga Gjilani, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka bërë të ditur se do të votojë Vjosa Osmanin për presidente. Ajo po ashtu ka kërkuar që edhe kolegët e saj të partisë të qëndrojnë në sallë ditën kur zgjidhet presidentja.
Bunjaku ka konfirmuar se do ta votojë Osmanin ditën e zgjedhjes. Këto deklarata i bëri në një prononcim përmes telefonit në “Info Kanal 10”.
Bunjaku në zgjedhjet e fundit partiake për kryetar të LDK-së, ka dalë hapur pro kandidaturës së Lutfi Hazirit për kryetarë të kësaj partie, i cili u mposht nga Lumir Abdixhiku..

Abdixhiku takohet me ambasadorin Kosnett, mësohet se çfarë u bisedua
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Kështu ka njoftuar kjo parti, përmes një kumtesë të lëshuar në rrjetet sociale,
Në këtë takim, mësohet se është biseduar rreth zgjedhjeve të brendshme në LDK, dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë.
Ja njoftimi i plotë:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari z. Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë.
Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë.

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga AAK
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka dhënë dorëheqje nga i kryetari i degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësit e mija brenda strukturës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai këtë njoftim e bëri përmes një shkrimi në Facebook.

10 të vdekur vdekur nga Covid, 705 raste të reja dhe 522 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
522 TË SHËRUAR DHE 705 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.922 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 705 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 83.717 raste nga 393.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.786 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 522 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.123 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!

Pranim dorezimet e detyrave kan vazhduar gjate dites se marte, qe nga Kryeministri e pothujase gjithe te tjeret.

Ministri i ri i Mbrojtjes: Ushtria e Kosovës duhet të jetë e gatshme edhe për misione luftarake, jo vetëm paqësore

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot Armend Mehaj zyrtarisht pranoi detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ana e ministrit të deritashëm, Anton Quni.
Në pritjen e ministrit Mehaj dhe stafit të tij, përveç ish-ministrit Quni ishin edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj dhe zyrtarë e oficerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Me këtë rast, ish-ministri Quni, pasuesit të tij ministrit Mehaj i uroi shumë suksese në punën e tij duke i dorëzuar pakon e dokumenteve kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kurse, nga ana e tij, ministri Mehaj vlerësoi lart punën e deritashme të ministrit Quni duke shprehur besimin se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do të angazhohet t’i avancoj edhe më tej drejtë përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor.Ai ndër të tjera theksoi se kjo do të arrihet duke zhvilluar forca profesionale bazuar në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s për të qenë të ndërveprueshme dhe kompatibile në operacionet ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Mehaj po ashtu tha se Ushtria e Kosovës duhet të jetë e gatshme jo vetëm të marrë pjesë në misione paqëruajtëse, por edhe në ato luftarake nëse kërkohet nga Kosovës.

Moti
Gjatë dites se merkure parashikohet mot i pjeserisht i vranet me mundesi per te reshura te shiut , temperaturat do të lëvizin nga minus 7 deri në 4 gradë celcius .Ndersa Ne Tirane mot pjeserisht i vranet , temperaturat do te levizin nga minus 1 deri në 14 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 83717 , Të shëruar: 69123 ,të vdekur: 1786

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *