Sht. Tet 12th, 2024

NGJARJET E DITËS, E MARTË, 19.01.2021

Haradinaj tregon nëse do bashkëpunojë me Vetëvendosjen për referendumin e bashkimit me Shqipërinë

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherit edhe kryesues i listës së kandidatëve të deputet të këtij subjekti politik, ka thënë se kërkesa e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk është kalkulim politik. Haradinaj, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se nuk e di nëse subjekti opozitar ka hequr dorë nga një ide e këtillë.
“Nuk e di, ndoshta kanë hjekë dorë prej kësaj. Nuk ka të bëjë me një kalkulim të këtillë. Unë po du me qenë real edhe para qytetarëve edhe para aleatëve”, ka deklaruar ai. Përveç tjerash, ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se është i hapur të bashkëpunojë me këdo që të zgjidhë çështjen e presidentit.
Ai e ka sqaruar edhe më shumë çështjen e referendumit të bashkimit kombëtar me Shqipërinë, teksa ka thënë se kjo ide aktivizohet vetëm në rast se nuk do i ofrohet mbështetja e duhur Kosovës në rrafshin ndërkombëtar….

Elez Blakaj reagon pasi gjykata shpalli të pafajshëm të dyshuarit në rastin “Veteranët”

Ish-prokurori Elez Blakaj ka reaguar me një status të gjatë në Facebook pasi gjykata shpalli të pafajshëm të pandehurit në rastin “veteranët”.
Ai thotë se ky rezultat është i pritshëm.
Ky është statusi i plotë i tij:
Ashtu siç pritej edhe ndodhi!
Në një proces gjyqësor ku publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% te provave materiale, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin, e me avokat me “përvojë të jashtëzakonshme ushtarake” pothuajse nga të gjitha anët, rezultati nuk mund të ishte ndryshe, madje do të ishte naivitet po të prisja ndonje një vendim tjetër. Edhe një mundesi e humbur për t’ia kthyer dinjitetin veteranit të UÇK-së, pas një procesi të degraduar nga lakmiqar dhe tregtar votash, duke tentuar të mbahët peng e vërteta të cilën qytetari e din shumë mirë!
Të nderuar qytetarë, miq e ju gazetarë të shumtë që keni shkruar, ky është një rast klasik me prova të qarta, bindëse, të rregullta e të paranueshme dhe me vëllimin më të madh të paraqitur ndonjëherë, të cilat saktë e provojnë veprën penale dhe fajësinë e të pandehurve të përfshirë në këtë rast, pavarsishtë përpjekjeve dhe ndihmës qe me improvizime të “pastrohen” nga kjo përgjegjësi, ani pse kundërmimi nga era e krimit u vie nga kilometra larg!
Si është e mundur që asnjë provë materiale e këtij rasti, e në veçanti asnjë audio-inçizim nuk rrjedhi në publik, në ndonjë portal apo gazetë, ashtu siç bënin në fillim të këtij procesi me fabrikimin dhe publikimin e listave, emrave e të dhënave personale, duke nxitur urrejtje të skajshme në adresën time për hetimin e këtij rastit, me qëllim që përgjegjësit të “amnestohen” dhe fshihën nga kjo përgjegjësi! Pse nuk ka asnjë rezultat për hetimin e atyre të cilët kanë orkestruar, ndihmuar, dhe publikuar kundërligjshëm te dhënat personale të mijëra personave, të cilët sot janë të rrezikuar sa herë që udhëtojnë në vendet fqinje! E po kjo për ironi ta kujton atë shprehjen e famshme “Nëse ke prova dërgoj në Prokurori”!!!
Publiku duhet të dijë, në veçanti veteranët e UÇK-së (Invalidi i luftës së UÇK–së, veterani luftëtarë, i internuari, pjesëtari, pjesëmarrës i luftës dhe ushtari i zhdukur (i pagjetur) i UÇK- së, se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit UÇK-së, jo vetëm qe nuk e ka përfunduar punën por edhe për atë pjesë të punës të deklaruar si të përfunduar është tallur me procesin!
Ashtu siç duhet ta dini:
– Se pas përfundimit të luftës janë krijuar brigada e njësi të reja të cilat nuk kanë ekzistuar gjatë luftës, e për të cilët befasohën edhe vet disa nga komandantët gjatë punës se komisionit qeveritar.
– Se ka qënë një garë në mes rajoneve se kush po bën më shumë veteranë luftetarë.
– Se është fituar statusi e veteranit luftetarë për çështje votash.
– Se si anëtaret e komisionit qeveritar kanë akuzuar dhe shprehur pakënaqësinë ndaj njëri tjetrit, se pjesë e listave për veteranë janë persona që se meritojnë si dhe ka persona të cilët kanë qënë pjesë e UDB-se (madje përmendën emra e mbiemra konkret).
– Se janë bërë invalid të UÇK-së edhe persona të cilët pas luftës janë lenduar në aktivitete të zakonshme civile.
– Se viktimat civile janë shpallur dëshmorë.
– Se janë tallë me procesin e ankesave dhe me tërë procesin në këtë fazë të verifikimit duke i injoruar plotësisht procedurat dhe ligjin, pavarsisht kundërshtimeve dhe dorëheqjeve nga disa anëtarë të komisionin qeveritar për këtë çështje.
– E poashtu këtë laramani, tretman dhe standard të ndryshëm gjatë verifikimit e konfirmojnë edhe vet të pandehurit në mbrojtjen e tyre gjatë hetimeve etj..!
Andaj qytetarë, miq dhe ju të ndëruar veteranë të UÇK-së, unë po i sfidoj publikishtë ish anëarët e Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranit UÇK-së, nese kanë guxim dhe besojnë se janë të pastër, ti publikojnë audio-inçizimet e mbledhjeve të këtij komisioni, e atëherë do ta kuptoni se sa serioz kanë qënë me këtë përgjegjësi shtetërore, URDHËRONI !!!
Të gjitha mund të injorohën; edhe përpjekjet e atyre maskarenjëve e servileve të cilët për një grusht lekë dhe për përfitime të ulta ditore kanë tentuar ti japin ngjyrë tjetër procesit të hetimeve, mund të injorohen edhe shtytjet dhe përpjekjet e vazhdueshme për kërrcënime, e poashtu, shpifjet e ulta të shumë analfabetëve dhe mercenarëve të cilët kanë provuar ta njollosin familjën time në raport me UÇK-në, ani pse ushtarë të UÇK-së (Vllaznim Dreshaj, Zenun Gashi (hoxha), Kamer Dreshaj dhe Xhevdet Mehaj) strehoheshin në shtëpinë e familjës sime dhe unë u shërbeja si i mitur në atë kohë- kur pak kush guxonte ti strehonte, por ASNJEHERË, as unë e askush tjetër, nuk duhet injoruar faktin se në çfarë rreziku jemi duke rrëshqitur, duke krijuar kulturë dhe institucione – instrumente, të cilat u shërbejnë qëllimeve të individeve dhe grupeve të caktuara në vend se këto istitucione të jenë për të gjithë dhe në shërbim të të gjithëve!
Ky proces i verifikimit dhe njohjes se statusit të veteranit të UÇK-së, i cili i ka vënë njollë të zezë njerës nga vlerat më të çmueshme të popullit shqiptarë për liri- UÇK-së, nxjerrë na pah edhe një të vërtetë, se persona të caktuar me sjelljet dhe veprimet e sotme po na tregojnë se kush kanë qënë dje! Andaj, nuk ka guxim dhe vyrtyt më të lartë se ta thuash dhe mbrosh të vërtetën. Duke e thënë të vërtetën e lartëson UÇK-në, e vërteta nuk ndryshon asnjeherë, as në kohë lufte e as në kohë paqje!
Gjithëmonë, nderim e përkulje për veprën e të gjithë atyre qe u flijuan dhe u sakrifikuan për Kosovën dhe PËR TË VERTËTËN, ndërsa respekt të veçantë për të gjitha ata që SOT mundin dhe sakrificën e të gjithë të rënve për liri e NDEROJNË DUKE RESPEKTUAR LIGJIN, sepse vetëm kështu bëhet Kosova për të cilën dëshmorët janë flijuar dhe jo me kukulla dhe iprovizime në shërbim të individëve dhe klaneve të caktuara, të cilët gjithmonë do gjykohën dhe jenë fajtor tek populli për këtë turp që po ja bëjnë popullit të vet!
Me respekt,
Elez Blakaj!

9 të vdekur,281 te sheruar dhe 294 raste të reja me COVID-19

Njoftim i plotë nga IKSHPK:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!.

Latif Merovci, kryeshef i ri i AKI-së

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI)ka mbetur pa drejtor prejse Kreshnik Gashi liroi detyrën me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Hoti dhe u.d së presidentes, Osmani.
E pozitën e tij siç mëson media nga burime të veta pritet ta zë, Latif Merovci.
Merovci, më herët, ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institutcion.
Nesër skadon afati kohor ligjor për emërimin e shefit të ri të AKI-së.
Drejtori i fundit i shkarkuar i AKI-së, Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë, më 25 nëntor të vitit 2019, nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.
Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës. Ai është emëruar në krye të AKI-së, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit më 2019.
Më 2017 edhe Agron Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e AKI-së. Ndërkaq, më 2015, dorëheqje nga kreu i AKI-së pati dhënë edhe Bashkim Smakaj.
Ndryshe, AKI-ja është agjenci për siguri dhe inteligjencë, e cila sipas ligjit, “analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme te presidenti, kryeministri dhe institucionet tjera kompetente”.
Drejtori i AKI-së, i cili emërohet për një mandat pesëvjeçar me mundësi vazhdimi, i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit”.

Sondazhi i ri për zgjedhjet e 14 shkurtit: LVV prin me 54.1%

Në RTV Dukagjini është prezantuar sondazhi më i ri për zgjedhjet parlamentare të 14 tetorit.
Sipas sondazhit të Riinvest Analytics, LVV prin me 54.1 %, e pasur nga PDK me 14.9%.
LDK sipas këtij sondazhi renditet e treta me 10.3 %.
Po ashtu sipas autorëve marsha e gabimit të këtij sondazhi është 3 për qind..
Zbulimi i veprave kriminale në Prishtinë, Policia kap personat që qarkullonin me armë
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme operative -policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
“Si rezutat i kontrolleve të shtuara që po kryen policia, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, si dhe kapjen e personave që po qarkullojnë me armë, sot në tri lokacione të ndryshme (në lagjen Dardania, në lagjen Kolovicë dhe rrugën “Haxhi Zeka”), në Prishtinë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar : -një revole -dy pushkë gjuetie -dy kondakë të armëve të gjuetisë si dhe -disa pjesë të mekanizmit të armëve të gjuetisë”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës.
Personat e dyshuar sipas Ahmetit janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës

Moti
Të mërkurën parashikohet mot pjeserisht i vranet,temperaturat do të levizin nga -1 deri -5 gradë Celsius. Mot pjeserisht me diell në Tiranë, me temperatura nga 6 deri ne 13 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 56412. Të Shëruar: 49713. Të vdekur: 1420
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *