Enj. Nën 7th, 2024

NGJARJET E DITES, E MERKURE 17.02.2021

Ceremonia për nderë të Pavarësisë, pozitë e opozitë bashkë

Nën patronatin e u.d Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është duke u mbajtur ceremonia për nderë të përvjetorit të 13, të shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Në këtë ceremoni janë duke marrë krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës, liderët të partive politike, ambasador të akredituar në Kosovës, si dhe krerët e bashkësive fetare në Kosovës.
Ajo që duhet në kuadër të ceremonisë është duke mbizotëruar një atmosfere festive dhe janë të pranishëm pozita dhe opozita.
..

Vjosa Osmani ndanë Medalje Presidenciale për njësitin për Kërkim Shpëtim të FSK-së dhe për një regjisore

Ushturesja e detyres se Presidentes se Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë sot dy medalje presidenciale. Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit.

Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës. Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.

Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës..

5 të vdekur nga Covid, 297 raste të reja dhe 311 të shëruar

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

311 TË SHËRUAR DHE 297 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 297 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Abazaoviq uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës në një telegram urimi dërguar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.
Abazoviq tha se Republika e Kosovës po feston këtë festë në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia duke uruar që kjo sëmundje të luftohet me sukses dhe sa më shpejt të jetë e mundur, njofton Klan Kosova.
Zëvendëskryeministri theksoi se ishte i bindur që “pandemia na kishte afruar edhe më shumë dhe na kujtoi vlerat thelbësore që duhet të trashëgojmë”. thuhet ndër të tjera në telegram të urimit.
“Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne mezi presim për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”.
Abazoviq tha se ai e shfrytëzoi rastin për të uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për zgjedhjet parlamentare të mbajtura me sukses më 14 shkurt, të cilat, siç tha ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Miku i madh i shqiptarëve Eliot Engel, vjen me urim të veçantë për Pavarësi

Eliot Engel ka uruar shtetin e Kosovës për 13 vjetorin e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! E ardhmja mund të sjellë paqe dhe prosperitet. # Kosova13” ka shkruar Eliot në Twitter.
Ish kongresisti amerikan është një mbështetësit më të mëdhenjë të vendit tonë.
Muajin e kaluar, Engel i dha fund detyrës në Kongres pas qëndrimit 31 vjeçar.

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafës.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes për dy ish-krerëve të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, është caktuar për datën 24 shkurt, .Konferenca e Gucatit dhe Haradinajt do të mbahet në ora 11:00.Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.Datat e seancave janë bërë publike edhe në kalendarin e Dhomava të Specializuara…

Moti
Të enjten parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga minus 3 deri në 7 gradë celcius. Mot me diell parashihet në Tiranë,me temperatura nga 0 deri në 14 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 65065 , Të shëruar: 56655 ,të vdekur:1553
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *