Hën. Dhj 9th, 2024

NGJARJET E DITËS , E PREMTË, 08.01.2021

Ministrja Bajrami takohet me Valdete Dakan, diskutohet për financimin e procesit zgjedhor

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Temë e diskutimit ishte çështja e financimit të procesit zgjedhor në Kosovë.
Ministrja Bajrami e njoftoi Daka se në buxhetin për vitin 2021 është paraparë financim i mjaftueshëm për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të atyre lokale që do të mbahen gjatë këtij viti.
Ajo theksoi se MF do ta mbështesë KQZ-në në të gjitha fazat e ekzekutimit të buxhetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike.
Kryetarja Daka, theksoi se KQZ është duke punuar intensivisht në mënyrë që procesi zgjedhor të realizohet me sukses, dhe falënderoi Ministrinë e Financave për bashkëpunimin e ngushtë. .

Konjufca tha se Kurtit nuk mund t’ia ndalojë askush kandidimin, përgjigjet Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se KQZ do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe në rastin e kandidimit të mundshëm të kreut të LVV-së, Albin Kurti për deputet.
Por, ajo nuk ka dashur vlerësojë nëse Kurtit do t’i jepet apo jo mundësia për të qenë deputet, duke thënë se kjo do të bëhet e ditur pas marrjes së listave të kandidatëve nga partitë.
“Unë do të privohem nga përgjigjja sepse në KQZ do të vendoset. Këtë do ta vendosim pasi ta kemi listën e kandidatëve për deputet dhe pasi ta verifikojmë nga Këshilli Gjyqësor se kush ka dënime dhe kush jo dhe vetëm pastaj do ta vendosim. Unë nuk i komentoj deklaratat e politikanëve, të asnjërit, jo vetëm të Glauk Konjufcës. Por gjithsesi se KQZ do ta zbatoj Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme”, ka thënë Daka në një intervistë për Top Channel.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e LVV-së, Glauk Konjufca, në një studio televizive të enjten mbrëma tha se Kurti ka të drejtë të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet duke shtuar se kush ia largon këtë mundësi përbën shkelje dhe duhet trajtuar kur të vijë drejtësia në vend.
“Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjedhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, ka thënë Konjufca.
Në anën tjetër, Daka thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është plotësisht i qartë dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë.
“Për mua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për mua di juriste është plotësisht i qartë, gjuha që është përdorë në këtë aktgjykim mund të kuptohet edhe nga ata që nuk janë juristë, për mua nuk ka asnjë dilemë. Natyrisht se dilemat e komunitetit jo juridik janë të kuptueshme sepse nuk kanë njohuri të mjaftueshme juridike, dhe konsideroj se analizat që bëhen nga jo profesionistët vetëm i shkaktojnë dëm qytetarëve të Kosovës.”..

5 të vdekur, 321 raste me Covid në Kosovë dhe 564 të shëruar

5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv janë raportuar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së, janë 321 raste pozitive dhe 564 të shëruar, përcjell Bota sot.
Rastet e vdekjes rastet janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë dhe 1.368 raste të vdekjes.
Postimi i plotë:
564 TË SHËRUAR DHE 321 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.648 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 34 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 18 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Vushtrri 17 raste, Mitrovicë 14 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 11 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Skenderaj 10 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Gjakovë 3 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kllokot 2 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!.

Zyra e Prokurorit të Speciales: S’do t’ju japim materiale mbrojtjes së të akuzuarve

Përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit tha nuk e ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes së të akuzuarve.
“Siç e dini zyra e prokurorit ka thënë se nuk ka ndonjë arsye pse të mos fillojë gjyqi në fillimin e pranverës së këtij viti. Pjesa më e madhe e materialeve tani më i është dhënë atyre, mbrojtja e ka ditur se për çfarë është kjo çështje. ZPS nuk ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes”, tha përfaqësuesi i ZPS-së.
Ai thotë se mbrojtja po pret që Prokuroria t’ju japi armët në dorë për të luftuar ndaj krimeve që i kanë bërë. .

Juristi paralajmëron ngërç politik në Kosovë

Në ditën e zgjedhjeve që do të mbahen me 14 shkurt mund të manifestohen probleme të njëjta siç ka pas tërë kohën për shkak listës së hapur, e probleme me vota të kandidatëve.
Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” tha se në listën e hapur proporcionale do të mbeten njëjtë me probleme manipulimi i votave të kandidateve.
“Megjithatë duhet të shpresojmë që të mos ketë diçka si në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, kur NISMA nuk kishte kaluar pragun preliminar dhe pastaj kishte kërkesa të shumta rinumërime të çuditshme. Mendoj se të gjitha partitë politike do të pranojnë rezultatin zgjedhor, të mos ketë probleme rreth certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe të mos ketë shumë ankesa nga kandidatet e tyre, për të përfunduar ky proces më së largu brenda një muaj e gjysmë”, ka thënë Burjani.
Sipas tij, nëse ka probleme si në vitin 2019 certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja, atëherë mund të bëhet pas tre muajve.FOTO GALERI
“Duhet të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë që do të prishte procesin zgjedhor. Sepse askush nga partitë politike nuk do të fitojë 50+ 1shumicën pa marr parasysh se ka marketing që bëhet në këtë temë. e dyta do të imponohet sërish në një marrëveshje koalicioni. Kush del e para si parti duhet patjetër në këtë sistem zgjedhor të bëjë koalicion. E nëse dy herë dështon të zgjedhë kryeministrin atëherë rasti do t i ofrohet partive tjera, se kush mund të bëjë shumicën për të zgjedhë kryeministrin”, ka thënë Burjani.
Ai konsideron se krahas marrëveshjes në ndonjë koalicion të mundshëm duhet të prodhohen dy marrëveshje, marrëveshja për zgjedhjen e kryeministrit dhe presidentit.
“Mund të ndodhë një ngërç i serishëm për shkak se politika në Kosovë shërben si mjet për të zgjidhë probleme personale, si punësimi, apo avancimi në pozita publike, çështja e punësimet të militantëve nëpër ambasada, kuptohet pa meritë. Dihet mirë që plot njerëz janë dërguar në këto misione për të zgjidhur probleme sociale, e jo që i vyjnë qytetarëve të Kosovës për t’ua zgjidhur problemet e tyre”, ka thënë Burjani.
Sipas tij, pas kësaj sigurisht se mund të tensionohet gjendja në KQZ, veçmas nëse KQZ zbaton vendimin e Gjykatës, e cila duhet patjetër ta zbatoj dhe të largojë emrat e personave të dënuar tri vitet e fundit me burg, pasi kësaj here të tillët nuk mund të jenë më fare në kandidaturë.
“E them këtë pasi edhe ky problem do të sjell probleme, e tensione nga VV-sj, ku mund të bllokohet edhe puna në KQZ, ose të krijohet një rrëmujë brenda KQZ-së. Prandaj për këtë arsye do të jetë shumë problematike kjo çështje por të shpresojmë se vendimi i gjykatës të respektohet plotësisht, dhe të pranohet ky vendim pa ndonjë rezistencë”, ka thënë Burjani.
Sipas tij, ata që ata që janë dënuar tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen e as të kenë poste apo kryeministri, e ministri, e as deputet dhe asnjë post tjetër publik në përfaqësim të qytetareve.
“Megjithatë mendoj se Kosova nuk ka pas nevojë të shkojë në zgjedhje brenda një viti, pasi problemi kryesor mbetet prap çështja e vetëdijesimit të qytetareve. Sepse nuk votohet për inati të partive tjera, por për shkak të nevojës që ka qytetari dhe se kush kryen punë për qytetarët apo zgjidh dihet problemet e tyre, e jo të dominojë mllefi. Qytetaret nuk duhet të votojnë për mllef, por për mirëqenie ekonomike sociale. Kështu nëse dalin 44.5 % të elektorati atëherë nuk do të ketë ndryshim nga votimi i vitit të 2019, pra ky 44.5 % do te ndahet në mes partive garuese”, ka thënë Burjani.
Ai konsideron, se partitë do të luftojnë se kush do të merr nga 44.5 % vota.
“Të gjithë mund të fitojnë por asnjë me diferenca me të madhe nëse 44.5% anon masovikisht nga ndonjë subjekt i vetëm, atëherë do të ketë përmbytje të rezultatit zgjedhor të vitit të kaluar, dhe nëse dalin ne zgjedhje 60% atëherë do të ndodhe ndryshimi demokratik i madhe në shtet këto parti që 20 vjet duke përshirë edhe VV janë të njëjta, problemi më i madh është të VV që 80% të anëtareve të saj i ka të papunë dhe presin të punësohen në shumë poste publike.
E gjithë kjo ndodh pasi partitë në Kosovë garojnë për punësim dhe privilegje dhe poste por jo për të ndihmuar qytetarët dhe për të zgjidhure probleme të mëdha”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani..

Fushata zgjedhore, kundërshtohet mbajtja e tubimeve me qytetarë për shkak të Covid

Nga 3 deri me 12 shkurt do të ketë fushatë parazgjedhore, ndërsa zgjedhjet do të mbahen me 14 shkurt.
Por, politikanët kanë filluar fushatën, ende pa u caktuar ajo dhe pa u shpallur data e zgjedhjeve.
Kjo praktikë po vazhdon, pavarësisht se jemi në kohë pandemie.
E se a duhet të ketë fushatë me tubime, për shkak të rrezikut të infektimit me Covid, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk duhet të ketë, por të ketë më shumë debate televizive.
“Jo, duhet të ketë më shumë debate televizive duke respektuar distancën, shpalosja e programeve mund të bëhet edhe përmes rrjeteve sociale, tubime të vogla deri në 50-të, duke respektuar distancën mund të ketë”, është shprehur ai.
Sa i përket renditjes së partive në këto zgjedhje, ai thotë se varet nga elektorati se sa ka vullnet për këto zgjedhje.
“Renditja e partive bëhet nga elektorati, nuk dihet për momentin se sa ka vullnet qytetar për këto zgjedhje dhe për këto parti të njëjta që 20, të cilat gjithmonë kanë dështuar të rregullojnë tema të interesit për qytetarët”, ka vlerësuar ai.
Burjani shton se fushata nuk po ndikon në elektorat, derisa thotë se dihet se partitë as nuk kanë çfarë të ofrojnë.
“Pra ndoshta as fushatë nuk ka nevojë të ketë, pasi dihet se fushata nuk po ndikon në elektorat por po ndikon para fushata, debatet politike dhe të gjitha të tjerat. Këto parti dihet se nuk kanë as çka të ofrojnë se krejt çka kanë premtuar, asgjë deri më tash nuk kanë bërë”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

Moti
Të shtunen parashikohet mot me shi dhe borë, temperaturat do të levizin nga -1 deri 2 gradë Celsius. Mot me shi në Tiranë, me temperatura nga 12-16 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 53264. Të Shëruar: 45000. Të vdekur: 1368.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *