Pre. Dhj 6th, 2024

NGJARJET E DITËS, E SHTUNË, 06.02.2021

Hoti: Larguam ndikimin rus dhe të Lindjes nga Kosova

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, edhe në Han të Elezit ka përsëritur se ka një plan ambicioz për Kosovën duke kërkuar nga qytetarët që t’ia vazhdojnë kontratën si kryeministër edhe për një mandat katërvjeçar.
Simpatizantët që ia brohorisnin emrin e tij, Hoti i quajti “të zjarrtë” derisa tha se është mirë që të ketë më pak njerëz të tubuar për të respektuar masat kundër pandemisë.
Hoti e nisi fjalimin duke numëruar sfidat e shumta që i shkaktoi pandemia dhe u ankua se gjeti shumë telashe nga qeveria ku ishte zëvendëskryeministër.
“Si shtet ne kemi specifika më ndryshe për shkak të kapaciteteve shëndetësore dhe si ekonomi, megjithatë dhe me krejt vështirësitë i kemi dalë zot thuajse secilës familje përmes pakove ekonomike, të cilat ishin më të mëdhatë në rajon”.
Por, Hoti tha se këto sfida ishin më të vogla në krahasim me detyrën e madhe që kishte, sipas tij, mbrojtjen e shtetit.
“Sfidat e pandemisë s’kanë qenë të vetmet, kryesorja ishte mbrojtja e shtetit. Besoj që ia kemi dalë t’i vendosim partneritetet me miqtë ndërkombëtarë duke larguar ndikimin rus dhe të Lindjes në Kosovë dhe regjion. Ky ka qenë qëllimi i Marrëveshjes së Washingotonit. Këtë ka mundur të bëjë vetëm LDK-ja me burrat dhe gratë e saj. LDK e ka marrë vendin me bllokadë, me sanksione, të bllokuar në të gjitha proceset. Për gjashtë muaj e kemi kthyer në normalitet. Kush kish mund me bë këtë përveç LDK-së?”.
Hoti foli edhe për bizneset duke thënë se Hani i Elezit është një portë e rëndësishme për Kosovën.
“Këta të tjerët promovojnë parulla dhe taksa progresive për bizneset, sepse bizneset i shohin si oligarkë, se si me ju ra në qafë duke iu dërguar inspektorë, por ne i shohim si mundësi për zhvillim të shtetit dhe jo si opsion për me iu ra në qafë. Inspektori kurrë s’do të shkojë te biznesi, por biznesi te Administrata Tatimore. Ky është plani ynë”.″.

Donika Gërvalla zbulon faturën marramendëse të mërgimtarit i cili e ka dërguar votën me postë – kushtoi plotë 684 euro

Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendose, Donika Gërvalla, ka zbuluar një faturë marramendëse të një mërgimtari që e ka dërguar votën me post.
Kjo faturë ka kushtuar plotë 684.20 euro.
Gërvalla i drejtohet Vldete Dakës që ta shikoj këtë faturë.
Në postimin e saj në Facebook, Gërvalla thotë se transparente janë përpjekjet e Dakës për ta penguar votën e mërgatës.
Sipas saj, kjo do duhej ta turpëronte Dakën dhe të gjithë të tjerët që po pengojnë mërgatën.
Postimi i plotë:
Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar.
Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës.
Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës.
14 shkurti po vjen!.

1 i vdekur nga Covid, 321 raste të reja dhe 313 të shëruar

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

313 TË SHËRUAR DHE 321 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 62.009 raste nga 247.484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.520 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!

Albin Kurti në Shtërpcë, takohet edhe me qytetarë serbë – ja çka iu tha atyre

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka vizituar sot paradite Shtërpcën.
Ai atje ka takuar grupin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët, sipas Kurtit, i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël.
Kurti ka thënë se “nuk shkon betoni me natyrë, sikurse nuk shkon as lumi me hidrocentrale”, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Paradite në Shtërpce takova grupin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël.
Nuk shkon betoni me natyrë, sikurse nuk shkon as lumi me hidrocentrale dhe as turizmi me mbeturina.
Prandaj 14 shkurti është referendum….

Demhasaj: Pa Haradinajn President procesi i dialogut vështirësohet

Analisti politik Arton Demhasaj foli për zgjedhjet e fundit në vend si dhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për President.
Ai tha se Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti mund të bashkëpunojnë në mes vete pasi që edhe në të kaluarën kanë pasur kauza të përbashkëta.
‘Me një qeverisje ku zotëri Haradinaj do të ishte president dhe zotëri Kurti kryeministër do të ishte e mundshme, pasi që të dy kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën dhe kanë pasur disa kauza të përbashkëta sa ishin në opozitë, ku kanë protestuar së bashku. Andaj unë mendoj se do të ishte funksional një bashkëpunim i tillë, sidomos kur lidhet me çështjen e Dialogut. Për shkak se do të ishte e vështirë që zotëri Kurti, si i vetëm ta përfaqësonte Kosovën në dialog, pa pasur edhe dikë nga UÇK-ja. Prandaj, unë mendoj që një tandem Haradinaj-Kurti, do ta forconte këtë temë ku me gjasë do të dilte një ekip mjaftë i suksesshëm në përmbylljen e këtij procesi. Edhe Kurti do të kishte nevojë për zotëri Haradinajn në dialog për shkak të autoritetit të tij që ka, e sidomos që është një prej komandantëve më të zotë që i ka pasur UÇK-ja. Ky do të ishte një proces që do ta gëzonte një mbështetje edhe këtu në Kosovë’, u shpreh ai.
Ndër të tjera Demhasaj tha se një dialog pa dikë të UÇK-së do të ishte i vështirë, çfarëdo marrëveshje të arrihej.
‘Një dialog pa dikë nga UÇK do të ishte e vështirë çfarëdo marrëveshje që do të nënshkruhej atje, pra Kurti ka një nevojë për Haradinaj, po edhe Haradinaj për Kurtin që ta siguroj postin e Presidentit. E kjo do të arrihej edhe më lehët për një marrëveshje më të mirë të Dialogut, pasi që si Kurti ashtu edhe Haradinaj kanë qënë kundër marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit’, ka thënë ai…

DnV: Partitë e papërgjegjshme, s’po i respektojnë masat anti-COVID

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim ka vërejtur se në tubimet elektorale të partive politike në tri ditët e para të fushatës zgjedhore të 14 shkurtit nuk janë respektuar masat anti-COVID.
Sipas DnV-së, situata në këto tre ditë të fushatës është e qetë, ndonëse është më dinamike dhe vërehet një interesim i madh i qytetarëve përkundër pandemisë.
Jeta Krasniqi nga DnV në një konferencë për media ka deklaruar se nga monitorimi që kanë bërë është vërejtur se partitë politike po përdorin edhe format virtuale për të shpalosur programet e tyre qeverisëse.
DnV e ka dënuar ashpër papërgjegjësinë e partive të cilat me anë të aktiviteteve të tyre partiake po shkaktojnë grumbullime të njerëzve edhe në hapësira të mbyllura.

Thaçi e të tjerët e çojnë në Apel kërkesën për lirim nga paraburgimi, Trëndafilova cakton gjyqtarët

Ditë më parë Gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi. shkruan Gazeta Express.
Pas një zhvillimi të tillë në Hagë, avokatët e të 4-ve e kanë apeluar një vendim të tillë të francezit në Gjykatën e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Mbrojtja e Veselit e ka bërë një gjë të tillë më 1 shkurt, derisa mbrojtja e Thaçit, Selimit e Krasniqit dy ditë më vonë.
Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Këta gjyqtarë janë : Judge Michèle Picard, Judge Kai Ambos dhe Judge Nina Jørgensen.

Hoxhaj: Kujdes dhe respekt për çdo moshë, për çdo qytetar

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj po vazhdon të jetë shumë aktivë në fushatë.
Ai sot ka publikuar një fotografi me dy gra të moshuara,
“Kujdes dhe respekt për çdo moshë, për çdo qytetar”, ka shkruar Hoxhaj në postimin e tij..

Moti
Të dielen parashikohet mot pjesërisht me diell, në mbrëmje mundesi per te reshura te shiut temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë celcius. Mot me diell në Tiranë,me temperatura nga 13 deri në 23 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 62009, Të shëruar:53768,të vdekur:1520
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *