Enj. Maj 23rd, 2024

Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime të luftës

By Rtv Arbëria Sht 15, 2023

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë për të dyshuarin E.K për vrasjen e 16 civilëve.

Sipas prokurorisë, ai dyshohet se e kreu krimin në bashkëpunim me disa persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe në fshatin Staradran në komunën e Istogut, më 8 maj 1999.

“Prishtinë, 15 shtator 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E. K. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krime të luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e gjashtëmbëdhjetë (16) civilë të nacionalitetit shqiptarë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Staradran të komunës së Istogut.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *