Hën. Tet 7th, 2024

Një vit burgim për ish-nënkryetarin e LDK-së, flet avokati Berisha: E zbulon nëse vendimi ka mbështetje në ligj

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, është dënuar me një vit burgim në bazë të një vendimi të shpallur sot nga Gjykata Themelore e Pejës.

Rugovës sipas këtij vendimi i ndalohet edhe ushtrimi i funksioneve publike për një vit pasi ai ta ketë vuajtur dënimin në fjalë.

E për rastin ka folur avokati i tij mbrojtës, Besnik Berisha.

Berisha tha se ky vendim nuk është i mbështetur në ligj e as në praktikën gjyqësore në Kosovë.

Ai shprehet i bindur se ky vendim do të rrëzohet në instancën e dytë.

“Vendimi i shpallur sot nga Gjykata Themelore në Pejë nuk është në përshtatshmëri me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe për më tepër, nuk ka mbështetje në ligj e as në praktikën e konsoliduar nga Gjykata Supreme e Kosovës”.

“Sidoqofte, i bindur se ky aktgjykim do të rrëzohet në instancën e dytë sapo të dorëzohet çështja për gjykim. Jam i relaksuar dhe mezi pres ta marrim aktgjykimin në të shkruar. Jam kurreshtar të mësoj se ku do të mbështetet vendimi që u shpall sot, meqë provat dhe ekspertiza provojnë të kundërtën”.

Avokati i të parit të Istogut theksoi se beson se padrejtësia do të korrigjohet nga instancat e tjera të gjyqësorit.

“Kujtojmë se Gjykata Themelore në Pejë, në veçanti kryetari i trupit gjykues ka dhënë prova edhe më parë se në çështjet që lidhen me konfliktin e interesit bëjnë shkelje procedurale dhe ligjore në dëm të të akuzuarit”.

“Një situatë e tillë ka ndodh edhe në rastin e z. Rugova dhe besoj fuqishëm se padrejtësia do të korrigjohet nga instancat tjera të gjyqësorit’.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *