Enj. Maj 9th, 2024

Njoftimi i fundit për rastin Klan Kosova, MINT publikon disa dokumentacione – ja si e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë!

By Rtv Arbëria Kor 31, 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dal me një njoftim të fundit sa i përket rastit ‘Klan Kosova’.

Kjo ministri në faqen e saj zyrtare në Facebook publikoi disa dokumentacione, në bazë të së cilave konstatoi se se vendimi i shkallës së pare për Klan Kosovën ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës

“Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së.

closevolume_off
Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike””, thuhej ndër të tjera në njoftimin e MINT, përcjell “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Për hir të sqarimit të opinionit publik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se:

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit në dispozicion për Klan Kosovën Sh.P.K., ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. Kjo, pasi që Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë.

Në bazë të këtij dokumentacioni, i cili gjendet më poshtë (shih f. 1 dhe 3), Komisioni ka refuzuar ankesën e parashtruar nga pala në procedurë, duke konfirmuar të njëjtën shkelje të Kushtetutës që e ka konstatuar ARBK në shkallën e parë.

Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *